E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia zgjedh Capellon

Fabio Capello do të jetë selektor i ri i Rusisë. Sipas të përditshmes ruse, Sport Express, strategu italian është i gatshëm të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Federatën ruse të Futbollit për ta udhëhequr ekipin deri më 2014.

66 vjeçari i cili braktisi postin e selektorit të Anglisë pak para fillimit të Euro 2012 në rast se merr rolin e drejtuesit të Rusisë, pritet të përfitojë rreth 5-6 milionë dollarë në vit.

Kandidatë të tjerë për pasardhës të Dick Advocaatit në bankinën e Rusisë ishin edhe Pep Guardiola e Roberto Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›