Dritan Dajti kërcënoi gjyqtarët në sallë, merret në mbrotje trupi gjykues
TIRANE-Gjyqtarët e dosjes “Dajti” janë marrë dje që të gjithë në mbrojtje pas kërcënimeve që i pandehur lëshoi mbi ta. Krejt i drejtpërdrejtë, pa lënë vend për mëdyshje, Dritan Dajti, i dyshuar si autor i masa-krës së Durrësit, hodhi një lumë kërcënimesh në drejtim të pesë gjykatësve të Krimeve të Rënda, të cilët, prej afro dy vitesh, nuk po munden të zgjidhin dot ngërçin e krijuar që po zvarrit pafundësisht procesin.
I ulur në kafazin e hekurt, pa mundur të ngrihet në këmbë përballë trupës gjyqësore pasi ende vijon të lëvizë me paterica, i dyshuari i masakrës së Durrësit, nuk hezitoi t’i kërkonte llogari gjykatës, përse një seancë më parë kishte urdhëruar shoqërimin në komisariat të një prej të afërmve të tij. “Në seancën e mëparshme, ju si gjykatë keni urdhëruar shoqërimin në komisariat të një të afërmit tim. Po ju kujtoj se, siç më keni kërcënuar familjen, duke më shoqëruar pas seancës kushëririn tim, të njëjtën gjë do bëj dhe unë me ju dhe familjarët tuaj. Ju e kthyet personale me mua, të njëjtën gjë do bëj dhe unë”, - kërcënoi Dajti. Kreu i trupës gjyqësore, Idriz Mulkurti e vuri në dijeni të pandehurin se gjykata nuk ka asgjë personale me të dhe se shoqërimi i kushëririt të tij nuk ishte urdhëruar prej tyre. “E kam unë personale me ju tashmë. Unë i njoh mirë ligjet, mos harroni se unë jam Dritan Dajti dhe po flisni me Dritan Dajtin”, - kërcënoi sërish i pandehuri. Por nuk u ndal me aq. Njeriu që ekzekutoi në katër minuta katër efektivë të skuadrës speciale operacionale, u shpreh në gjykatë se të vërtetën e asaj që ndodhi më 7 gusht në Durrës, do ta rrëfejë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. “Prej dy vitesh procesin ndaj meje e keni zhvilluar me dyer të mbyllura, me qëllim që të mos mësohej e vërteta se çfarë ndodhi në Durrës në 2009-ën. Ju kujtoj se pas zgjedhjeve do të flas. Po më detyroni të hap kutinë e Pandorës”, - theksoi Dajti.
Pikërisht në këtë moment, gjykatësi Mulkurti i kërkoi të pandehurit se kishte dalë jashtë objektit të gjykimit dhe sa i përket çështjes së shoqërimit të kushëririt të tij, mund t’u drejtohej institucioneve. Pavarësisht insistimit të gjykatësit për të vijuar gjykimin, i pandehuri nuk hezitoi, por foli sërish për masakrën. “Ju nuk doni që të merret vesh e vërteta. Unë do ta tregoj të vërtetën, por, pyesni mirë kush e vrau Saimir Duçkollarin? Pse e vrau veten babai i tij? Pyesni mirë e nderuar Gjykatë”, - përfundoi Dajti. Mandej, ai la sallën e gjyqit, duke mos respektuar vendimin e gjykatës për ta vijuar procesin pa avokat. “Kërkoj të mbrohem me avokat. Meqë nuk më keni siguruar mbrojtës, me lejen tuaj largohem nga salla”, - tha Dajti, teksa dilte nga kafazi i hekurt, i shoqëruar nga forcat e policisë. Në këto kushte, gjykata nuk kishte se si të vijonte më tej, ndaj firmosi për shtyrjen e seancës dhe caktoi dy avokatë nga lista kryesisht. Pas përfundimit të seancës, ku atë të radhës e caktuan në datën 26 qershor, tri ditë pas zgjedhjeve parlamentare, mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar urgjentisht marrjen e masave për ruajtjen dhe sigurinë fizike të gjykatësve dhe familjarëve të tyre. Një nga gjykatësit e dosjes “Dajti” është në mbrojtje të posaçme prej muajsh, por edhe katër të tjerëve ju sigurua mbrojtje, sidomos pas kërcënimeve të hapura dhe publike që Dajti bëri në drejtim të tyre dhe familjarëve.
REPLIKAT
Dajti: Po ju kujtoj se, siç më keni kërcënuar familjen, duke më shoqëruar pas seancës kushëririn tim, të njëjtën gjë do bëj dhe unë me ju dhe familjarët tuaj. Ju e kthyet personale me mua
Gjykatësi: Gjykata nuk ka asgjë personale. Drejtojuni institucioneve për shqetësimin tuaj
Dajti: E kam unë personale me ju tashmë. Unë i njoh mirë ligjet, mos harroni se unë jam Dritan Dajti dhe po flisni me Dritan Dajtin
Gjykata: I pandehur, po dilni jashtë objektit të gjykimit
Dajti: Prej dy vitesh procesin ndaj meje e keni zhvilluar me dyer të mbyllura, me qëllim që të mos mësohej e vërteta se çfarë ndodhi në Durrës në 2009-ën. Ju kujtoj se pas zgjedhjeve do të flas. Po më detyroni të hap kutinë e Pandorës
Gjykata: I pandehur, po ju kujtojmë sërish se jeni jashtë objektit të gjykimit. Duhet të vijojnë me shqyrtimin e çështjes
Dajti: Ju nuk doni që të merret vesh e vërteta. Unë do ta tregoj të vërtetën, por, pyesni mirë kush e vrau Saimir Duçkollarin? Pse e vrau veten babai i tij? Pyesni mirë e nderuar Gjykatë.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)