E Diel, 1 Nëntor 2026

Traileri “The wolf of wall street”, më i miri i vitit

TIRANE-Ka vetëm pak ditë që është publikuar traileri i filmit të ri të regjisorit Martin Scorsese me titull “The Wolf of Wall Street”. Deri më të tani traileri është vlerësuar vetëm pozitivisht duke e cilësuar kështu si një ndër trailerat më të mirë të vitit.

Personazhi kryesor në këtë film luhet nga Leonardo Di Caprio i cili përfashqon një tregtar aksionesh, i cili është aq i suksesshëm sa arrin të fitojë 1 milion dollarë në javë. Në fakt mund të duket paksa e çuditshme ta shohin Di Caprion në këtë rol, pasi përfaqëson një djalë 26 vjecar ndërkohë që vetë është 38 vjec, megjithatë ai gjithnjë është dukur më i ri se pamja e tij reale kështu që nuk do të jetë e vështirë ta shohim teksa luan një rol të tillë. 

Personazhi i Leonardo Di Caprios në këtë film bën një jetë luksoze duke marrë parasysh paratë që ai fiton. Megjithatë gjatë filmit shfaqet edhe personazh tjetër mjaft i rëndësishëm, të cilin e luan Matthew McConaughey, i cili i vjedh të gjithë vëmendjen personazhit të Leonardo DiCaprios.

“The Wolf of Wall Street” do të shfaqet nëpër kinema prej datës 15 nëntor, fillimisht në Sh.B.A. dhe më pas në fillim të dhjetorit edhe nëpër Europë.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›