Dritan Dajti kerkon ballafaqim me agjentin FG

Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në 2009, kërkon ballafaqim me agjentin F.G. të cilin e akuzon për vrasjen e kolegut të tij, Fatos Duçkollari me “Kallashnikov”. I pandehuri, pasi përsëriti akuzat se viktima Duckollari është vrarë nga kolegët, konkretisht nga agjenti F.G. I kërkoi togave të zeza të pranojnë kërkesën për ballafaqimin e tij në sallën e gjyqit. Dajti u shpreh se nëse gjykata pranon këtë ballafaqim, ai është në gjendje të zhbllokoj procesin gjyqësor që po vazhdon të zvarritet prej më shumë se 3 viteve.
Për Gjykatën, kjo kërkesë është e papranueshme pasi agjenti F.G. dhe Dajti janë ballafaquar, kur efektivi i policisë është pyetur me cilësinë e dëshmitarit pranë kësaj gjykate…
Dritan Dajti, para se të largohet me vetëdëshirë nga salla e gjyqit, pasi dy avokatët e caktuar kryesisht nuk pranuan të marrin përsipër mbrojtjen e tij, lëshoi përsëri akuza ndaj drejtuesit të policisë Arjan Muça. SIpas Dajtit, Muça është I përfshirë në dy vrasje të punonjësve të policisë në Tropojë, në kohën që kryetari i kësaj trupe gjyqësore ushtronte detyrën e gjyqtarit pranë kësaj Gjykate.
Prokurori i çështjes, i kërkoi togave të zeza të mos lejojë Dritan Dajtin të flasë dhe të akuzojë zyrtarë e punonjës të policisë, me të cilët i pandehuri është ballafaquar në sallën e gjyqit, kur ata janë pyetur me cilësinë e dëshmitarit. Seanca u shty për me datën 24 korrik, ditën ku u kërkua të paraqiten dy avokat mbrojtës.