‘Red Light District’-Skllavëri moderne në zemër të Europës
AMSTERDAM-Janë me miliona turistët që vijnë në Amsterdam çdo vit për të parë muzetë, njerezit në bicikleta, parqet, kanalet por edhe prostitutat. Kushdo qe e njeh Amsterdamin, edhe nëse nuk e ka vizituar ndonjëherë e di shumë mirë se kryeqyteti i Hollandës është i famshëm në gjithë botën për atë që njihet si Red Light District, ose lagjja me drita të kuqe. E ardhur nga një vend ku prostitucioni jo vetëm është i jashtëligjshëm por konsiderohet tabu dhe i pamoralshëm, nuk e përshkruaj dot ndjesinë që pata kur shihja vajzat thuajse plotësisht të zhveshura pas xhamit të dritareve. Nuk arrija dot as të ngulja sytë për më shumë se 15 sekonda sepse më vinte turp. Ato ishin prapa xhamit duke joshur meshkujt që kalonin nëpër rrugë kuriozë për mishin e tyre të zbuluar dhe pothuajse edhe pjesët intime, e ndërkohë isha unë që ndjeja turpin. Mu duk vetja si budallaqe për një moment pasi thashë për këta (hollandezët) kjo është gjëja më normale në botë dhe mbase njerëzit do jenë duke më parë mua me cudi, në vend të këtyre vajzave. “Ta shpif e di”-ishte fjalia shokuese që më erdhi në atë moment nga kolegia ime Zvezdana Vukojevic, një gjysmë serbe dhe gjysmë hollandeze e lindur e rritur në Amsterdam.
Cuditërisht për mua, si ajo janë qenkan dhe shumë hollandezë të cilëve u vjen zor për atë, lagjen më të famshme në botë, Red Light District, nga e cila padyshim trafikantët dhe qeveria hollandeze fiton shuma të mëdha parash. “Po pse e lejoni atëhere nëse nuk jeni dakord me këtë”, e pyeta. Sipas saj, autoritetet mendojnë se një gjë që bëhet hapur është më e lehtë të kontrollohet dhe nuk ka abuzime, e veç kësaj ata fitojnë shumë prej taksave nga prostitucioni. Por nuk është kështu, pavarësisht se gjithçka bëhet ligjërisht, një pjesë e mirë e këtyre vajzave janë viktima të trafikut njerëzor. I shihja njëra pas tjetrës dritaret dhe habitesha sa të bukura dukeshin dhe shumë prej tyre ndjellëse, disa edhe harbute në mënyrën se si përpiqeshin të afronin klientët që kalonin rrugës duke i parë me epsh.
Pjesa më e madhe e klientëve janë turistë, shtetas që vijnë nga vende si i joni ku as do të mund ta imagjinonin dot një prostitutë që qëndron mes ditës me diell thuajse krejt e zhveshur pas xhamit të një dritare duke të lutur që ti bësh seks me të.
Ndërsa ato janë kryesisht vajza nga Europa Lindore, Afrika dhe Azia. Shumë pak prej tyre janë hollandeze apo nga Europa Perëndimore. Shumica prej tyre janë vajza të cilat vijnë nga vende të varfra si i joni, me shpresën për një punë dhe një jetë më të mirë por përfundojnë këtu tek dritaret më të famshme në botë verbuese prej prozhektorëve të kuq. Por kur mbërrijnë këtu, shndërrohen në prostituta nga ata që i premtuan ëndrrën e një vendi si Hollanda.
****
Vazhdoj të eci, dhe dritaret me prozhektorë të kuq duket sikur nuk kanë fund ndërsa ato janë njëra më e ndryshme nga tjetra. Të bukura, të dobëta, jo shumë të pashme, të shëndosha, me gjoksin e zmadhuar, kryesisht me paruke, tepër të trukuara dhe pothuajse të zhveshura krejtësisht. Red Light District ka më shumë se 400 dritare të femrave nga mosha të ndryshme, por edhe transeksualë që qëndrojnë ditë e natë pas xhamit duke shitur trupat e tyre për seks. Cuditërisht edhe pse prostitucioni është i ligjshëm këtu, pjesa më e madhe e prostitutave punojnë ilegalisht. Sepse Hollanda nuk lëshon viza për prostitucion dhe vetëm shtetasit europian mund të punojnë në industrinë e seksit. Por në Amsterdam as 20 % e prostitutave nuk është nga vendet e BE-së. Por fatkeqëisht gjërat nuk janë bardh e zi. Janë mbi 25 mijë gra që punojnë si prostituta në Hollandë, dhe pjesa më e madhe janë viktima të trafikut njerëzor. Ndërsa cdo vit janë rreth 1500 viktimat e trafikut të qënieve njerëzore cdo vit vetëm në Amsterdam.
Edhe një pjesë e politikanëve e pranojnë se ajo që ndodh këtu është me të vërtet e papranueshme. “Mendoj se skllavëria njerëzore është një prej gjërave më të ulëta që mund të ndodhë, të bësh tregti me njerëzit si të ishin kafshë”-thotë Liesbeth Van Tongeren. Nga Partia e te gjelbërve të së Majtës, e cila është një prej politikaneve që kërkon fort ndryshimin e rregullave të lojës. E ndërsa vazhdojmë të ecim dhe unë cuditem gjithnjë e më shumë me paturpsinë e tyre krejt të natyrshme për për to, shoh fytyra që duke të trishta pas xhamit. Është e lehtë të dallosh ato që vijnë nga Ballkani, ashtu si ato aziatike apo afrikane. Përpiqem të afrohem por njëra prej tyre më shikon vëngër sepse kam aparatin në dorë dhe në fakt është e ndaluar tu bësh fotografi këtyre dritareve të pazakonshme. E vetmja fotografi që munda të bëj ishte nga larg dhe duke u shtirur si turiste e hutuar. Fatkeqësisht asnjë prej këtyre vajzave nuk ka kurajon ta pranojë se e kanë detyruar të qëndrojë pas xhamit të akullt që vishet me avull kur perdja mbyllet. Mënyra më e shpeshtë e rekrutimit të tyre, është ajo që holandezët e quajnë teknika loverboy. Sipas një studimi të kryer nga një organizatë e krishterë, 90 % e këtyre prostitutave janë futur kësaj rruge përmes një historie dashurie. Kur e dëgjova këtë, më tingëlloi e ngjashme. Sa e sa vajza shqiptare kanë përfunduar nëpër rrugët e Europës, vetëm sepse u dashuruan me njeriun e gabuar dhe u gënjyen nga premtimet për një jetë më të mirë larg vendit. Pas disa tentativave arrita të dështuara pasi shumica nuk kishin aspak dëshirë që të flisnin me mua e të humbisnin kohën kot me dikë që nuk është klient, arrita të flas me Monikën. E gjatë, zeshkane, thuajse e gjitha e bërë dhe e zmadhuar me silikon, Monika është nga Spanja dhe qeshi me të madhe kur e pyeta nëse kishte vajza shqiptare. “Vajza shqiptare këtu nuk di të ketë, por njoh shqiptarë plot, i kam klientë dhe madje edhe i dashuri im është shqiptar”-më tha ndërsa vazhdonte të qeshte. U habita jashtë mase dhe u bëra edhe më shumë kurioze duke i kërkuar të më tregonte pak më shumë. “Oh por shqiptarët janë shumë xhelozë, i dashuri im është shumë i keq dhe më xheloz se marokenët, por prapë e dua”-vazhdoi duke u spërdredhur pak. Nuk mund të mos e pyesja se pse e donte nëse ai sillet keq dhe përgjigja padyshim ishte mjaft interesante. “Oh, sepse janë shumë të nxehtë në krevat, janë më të mirët, mbase sepse janë të bërë synet dhe të pastër, ndaj më shijon shumë”-më tha. Nuk mund të qëndroja më shumë se dy minuta tek dritarja e saj, dhe u largova duke ju lutur për një fotografi, por që mesa duket ishte e pamundur.
Në të njëjtën rrugë gjen lehtësisht edhe një lloj tjetër argëtimi gjithmonë brenda industrisë së seksit që ofron ky vend. Mes dritareve me prostituta ka dhe lokale nate që ofrojnë seks shoë, spektakle seksi për 40 apo 50 euro. Madje tek njëri prej tyre njerëzit po qëndrojnë në rradhë për të hyrë brenda. Zvezdana më shpjegon se brenda këtyre klub-ve protagonistët bëjnë seks në skenë live përpara publikut. Është njëlloj porno, por që bëhet krejt hapur dhe pak metra larg syve të tu. Pak më tutje mund të shohësh edhe një muze erotik apo dyqane me objekte seksuale. Gjithcka brenda biznesit të seksit.
Më duket thuajse surreale, por pas një kqyrje të kujdesshme kuptoj se kjo është krejt normale për këta njerëz dhe vetëm në këtë lagje janë të paktën 8 lokale të tilla. Dhe ata që qëndrojnë në radhë nuk duken aspak të turbulluar, përkundrazi shumë entuziastë nga ideja e asaj që i pret pas pak. Natyrisht nuk arrita ta përballoj idenë e të provuarit të një eksperience të tillë me gjithë dëshirën për ta rrëfyer. Zvezdana më shpjegon se trafikimi i këtyre vajzave është tema më e nxehtë që po diskutohet aktualisht në Hollandë. Konservatorët kërkojnë rregulla më strikte për të zbuluar nëse vajzat detyrohen të qëndrojnë prapa këtyre dritareve dhe nëse ato abuzohen. Ndërsa qeveria nuk ka ende një mënyrë të qartë kontrolli dhe ka disa propozime lidhur me këtë. “Duhet ti përforcojmë ligjet sa më shumë të mundemi por specifikisht që të kapen ata që e bëjnë këtë tregti dhe të futen në burg, në mënyrë që të gjithë ta dinë se ndëshkimet janë të rënda. Por fatkeqësisht qeveria hollandeze bën shumë pak për të ndaluar këtë skllavëri moderne” –më tha zonja Liesbeth në telefon ndërsa këmbëngulte që ligjet duhet të ndryshojnë dhe prostitutat meritojnë shumë më shumë mbrojtje nga qeveria hollandeze. “Gratë që punojnë aty duhet ta dinë cilat janë të drejtat dhe mundësitë e tyre, psh nëse ato dëshmojnë kundër pimp-it të tyre mund të përfitojnë azil, por për momentin nuk është kështu dhe gjërat duhet të ndryshojnë”-më tha politikanja. Vetë hollandezët e pranojnë se është një skllavëri e ditëve moderne, që cuditërisht ndodh në zemër të nje vendi kaq demokratik sa Hollanda, ku mund të pish hashash përpara fytyrës së policit. Por industria e seksit është biznes i rëndësishëm në këtë vend, dhe sjell rreth 1,1 miliard euro në vit, që është thuajse rreth 5 % e GDP-së.
(d.b/BalkanWeb)