E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillon “revolta” në kampin e majtë, aleatët drejtojnë gishtin nga Edi Rama si fajtor i humbjes së të majtës

Milo: Dështimi i së majtës në zgjedhje, Edi Rama fajtor, organizoi skenar ogurzi

 Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, bën përgjegjës Edi Ramën, për dështimin e së majtës në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas Milos, i cili nuk do të jetë më në karrigen e kuvendit të Shqipërisë, akuzon drejtuesit socialistë se organizuan një skenar ogurzi për nxjerrjen jashtë parlamentit të partive të vogla dhe ruajtjen e dominancës së partisë së Ramës, ndërkohë që ndodhi e kundërta, edhe PS dështoi në zgjedhje.

 “I kam bërë disa SMS Ramës, për keq menaxhimin e fushatës zgjedhore, por përgjigjja e tij ishte se çfarë janë këto budallaqe”, u shpreh Milo. 

Ai vuri në dukje se, Rama dhe Partia Socialiste inskenuan një fushatë me skenar ogurzi. Sipas tij, grupet e sabotazhit, armiqësore manipuluan elektoratin gjatë fushatës elektorale, për të dëmtuar partitë e vogla. 

Sipas tij, PS dhe Edi Rama nuk qenë në gjendje të ndërtojnë një koalicion serioz. 

“Ai dështoi të ndërtojë një koalicion serioz dhe të orientuar për fitoren në zgjedhje. Nuk kishte një frymë, një synim. Ne duhet të bënim fushatën bashkë, si koalicion në tërësi dhe jo të synoheshin kabotazhet brenda koalicionit, për të larguar nga parlamenti partitë e vogla”, u shpreh Milo.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›