E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti Si u kthye mbrapsht ryshfeti per Albtelekom-in

Une nuk ndjej asnje keqardhje. Duhet te marre fund epoka qe me para te vjedhura dhe korrupsion te blihet pushtet te blihen media dhe te mbahen struktura politike ne kembe qe percojne neofashizem.


Ne nje leter te hapur per gazeten Shekulli ish-ministri i Ekonomise deputeti Dritan Prifti mes te tjerash denoncon dhe dy raste te reja abuzimi me pushtetin ne nje prej te cileve sipas z.Prifti eshte marre ryshfet i cili eshte kthyer mbrapsht per te rritur me 70 per qind tarifat e Albtelekomit ne vend.


Piro Xhixho erdhi nje dite ne zyren time te ish-Ministrit te Ekonomise dhe me kerkoi te mbeshtesja vendimin e tij per ti rritur 70 tarifat e Albtelekomit ne vend. Ai i rriti tarifat ne menyre skandaloze me rreth 70 por letra ime zyrtare si Minister Ekonomie beri te mblidhej urgjent perseri AKEP-ja dhe te anulonte vendimin. Une e anulova kete vendim qe do te godiste rende gjithe shqiptaret dhe babai i Erises dhe Ilir Meta u merziten sepse iu desh te kthenin mbrapsht ato qe kishin marre - shkruan Prifti.


Rasti i dyte ka te beje me nje incident te rende ku eshte implikuar nendrejtori i agjencise se lojerave te fatit Viron Bezhani. Z. Prifti nuk jep shume hollesi per kete incident vec fjalise qe nje bande e lidhur me pushtetin e ndaloi ne rruge ne afersi te Lezhes dhe me pistolete ne koke e detyroi te kthente mbrapsht lojerat e fatit qe ai kishte sekuestruar.


Por Shekulli ka dijeni te plote mbi rrethanat e ketij incidenti ku rezulton i implikuar nje emer shume i njohur ne aferat e korrupsionit qeveritar. Detajet do botohen ne ditet ne vijim. Me poshte letra e plote e deputetit Prifti

Ata nuk kane turp te mbrojne krimin edhe publikisht

Keto dite pas publikimit nga ana Fiks Fare te videos me Ilir Meten jam trishtuar pa mase me nje pjese te shoqerise shqiptare e cila me vendosmeri naziskine mbron publikisht krimin e ulet qe pane me figure dhe me ze te kristalte gjithe shqiptaret.


Degjova Ilir Meten qe turfullonte nga terbimi dhe thoshte eshte mafioz ai qe me regjistroi por qe krimin e tij qe gjithe shqiptaret pane me syte e tyre kerkon ta sfidoje me arrogancen e nje te cmenduri duke thene e kam fituar betejen me drejtesine. Shpresa e vetme e Ilir Metes eshte qe te gjeje nje arsye qe video mos te merret si prove nga drejtesia dhe gjyqi i tij te mos behet.


Ai eshte kapur tek cimka sepse nuk ka guxim te pranoje fajin nuk ka guxim te pohoje te verteten rreqethese qe ka brenda videoja. Me energji negative dhe ngerdheshje naziskine ai kerkon te eksitoje nje turme partiake qe megjithese e mban prej vitesh me para po i reduktohet ne numer cdo dite.


Por nga partia e tij disa persona po tregojne guxim te admirueshem per shefin duke dale dhe mbrojtur ne publik nje korrupsion te atij niveli qe nuk e ka pare kurre historia e Shqiperise. Ata nuk kane turp qe dalin publikisht dhe mbrojne krimin.


Pashe nje dite Erisa Xhixhon kryetaren e Levizjes Rinore te LSI-se qe dilte te mbronte shefin e saj ne konference shtypi me nje gjuhe aspak dinjitoze per nje vajze te re qe jep mesim ligji si pedagoge Juridiku per brezin e ri shqiptar. Erisa e di qe Ilir Meta ka bere nje krim korrupsioni qe shefi i qeverise Berisha thote se duhet klasifikuar tek krimet e renda. Erises mbase ia kujton perdite babai i saj Piro Xhixho drejtori i AKEP-se entit publik qe merret me telefonine ne Shqiperi se Ilirit i duhet sherbyer.


Ky Piro Xhixho erdhi nje dite ne zyren time te ish-Ministrit te Ekonomise dhe me kerkoi te mbeshtesja vendimin e tij per ti rritur 70 tarifat e Albtelekomit ne vend. Ai i rriti tarifat ne menyre skandaloze me rreth 70 por letra ime zyrtare si Minister Ekonomie per Sali Berishen beri te mblidhej urgjent perseri AKEP-ja dhe te anulonte vendimin per rritjen e tarifave telefonike per shqiptaret. Babai i Erises e beri kete ne nje kohe kur Berisha ulerin per cmimet e larta te telefonise ne vend.


Une e anulova kete vendim qe do te godiste rende gjithe shqiptaret dhe babai i Erises dhe Ilir Meta u merziten sepse iu desh te kthenin mbrapsht ato qe kishin marre per kete favor antishqiptar.


Erisen e kuptoj per pozicionin qe ka marre dhe veshtiresine qe ka ti dale kunder babait te vet por ky pozicion si mbrojtes publik i krimit eshte po aq i rende sa krimi vete sidomos kur behet nga nje pedagoge Juridiku dhe nga kryetarja e nje organizate rinore qe kerkon neser pushtet politik.


Lexova dhe Viron Bezhanin ne nje artikull tek INTEGRIMI ku me sulmonte mua per aktin tim te ekspozimit te korrupsionit te liderit te tij ne publik. Vironi ashtu si Erisa eshte person pozitiv por vendi i tij i punes si nendrejtor i agjencise se lojerave te fatit e ben ti sherbeje Metes pertej miresise se tij.


Vironi keshtu i ben dem opinionit publik qe nuk duhet edukuar ne kete menyre. Opinioni duhet edukuar me parimin qe krimi duhet te denohet dhe jo te mbrohet per disa perfitime personale qofte dhe te merituara sic eshte vendi i punes se tij.


Vironi duhet ta mbaje mend rrefimin qe me ka bere mua kur nje bande e lidhur me pushtetin e ndaloi ne rruge ne afersi te Lezhes dhe me pistolete ne koke e detyroi te kthente mbrapsht lojerat e fatit qe ai kishte sekuestruar.


Viron i dashur ky akt duhej denoncuar dhe nuk duhem sulmuar une qe denoncova nje akt me te tmerrshem se kaq. Te mbaj mend si te dridheshin gjunjet kur ma tregove kete ngjarje qe te kishte ndodhur ty.


Kam pare dhe disa media apo analiste afer qeverise qe duan te ngrene opinionin qe akti im ishte i gabuar qe pergjimi apo regjistrimi nuk duhej bere etj. etj. Ata kapen tek fjalet cimka apo pergjimi dhe anashkalojne te miren publike qe vjen nga ky akt.


Ky akt qe une kam bere i hap rrugen nje Shqiperie ku njerezit skane frike te flasin dhe denoncojne pushtetaret qe vjedhin.


Ky akt i hap rrugen nje Shqiperie ku pushtetaret duhet te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre dhe ku ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe. Ky akt nuk ka shkele asnje ligj te shtetit shqiptar dhe tenton te ekspozoje perpara syve dhe vesheve te publikut nje politikan qe 20 vjet flet ndryshe dhe vepron ndryshe flet per integrimin europian si alternativen e pasurimit te shqiptareve dhe vepron me korrupsion si alternativen e pasurimit te tij.


Une nuk ndjej asnje keqardhje qe regjistrova dhe denoncova nje bajloz korrupsioni si Ilir Meta. Duhet te marre fund epoka qe me para te vjedhura dhe korrupsion te blihet pushtet te blihen media dhe te mbahen struktura politike ne kembe qe percojne neofashizem.
Sapo lexova nje mesazh nga poeti i mirenjohur Arben Duka dhe me duket se ai me vargje e thote me bukur historine qe po kalojme sesa e them une me proze. Shikojeni sa bukur e thote


Fol moj qeveri fol se na kenaqe
Ose je e cmendur o ske cipe ne faqe
do ore e cdo cast po degjojme harbutin
Turp te kete rojtari qe kapi hajdutin .

Shan e jargavitet kjo race zagari
E ka fajin cimka se paska kusari
Sic thoshte dikur mbretereshe shemtira
Per shemtine e saj fajin kish pasqyra.

Kope e hajduteve se mban dot inatin
E ka fajin cimka u prishi rehatin.
Ben sikur skupton tufa me majmune
Se cimkat u shpiken bash per keto pune.

Shohim se si nxin shteti zemerak
Se nje cimke e vogel i zuri ne lak.
Duket se hajdutet keq kane rene ne hall
Saqe dhe Filipin e quajne cakall.

Keq nga zemerimi veten hane me dhembe
Ndjejne se si u shket toka ndene kembe.
Nga nje cimke e vockel keq u zemeruan
Jo se jane kusare por se u zbuluan.

Me vite zanatin e kishin ushtruar
Po kurre nuk qene zene me preshin ne duar.
Nje cimke e vogel beri katrahure
I nxori kusaret me ze dhe figure.

Me ze dhe figure ne arren e misrit
Zevendes i pare i Kryeministrit
E ka xha Saliu kapak te tenxheres
Nuk ka ci ben deres i bie penxheres.

Po te kishte numrat e di dhe rabecka
Sala do ta hante Meten me gjithe lecka.
Duket qe Saliu keq ka rene ne hall
Metes i thote qengj Filipit cakall.

Te gjithe pas Saliut cudira keputin
Te vrasim rojtarin qe kapi hajdutin .
Bir Selman i nenes ke te qaje me pare
Iliri qe iku paste kemben e mbare.

Me shpirt e me zemer urojne gjithe shqiptaret
Me vetie marte qe te gjithe kusaret.
Qe tani ne korr po na ulerasin
Qe na djegin syte kur shikojme si flasin.

Kur degjojme sec thone te lot mendje kokes
Ky koalicion turp i Europes.
Turp i Europes dhe i gjithe Planetit
Si shpelle Ali Babe gjithe zyrat e shtetit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›