Nisja e sesionit parlamentar, mblidhet grupi i PS-së

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të vendosë sot rreth bojkotit të Kuvendit prej tij.
Gjatë paradites së sotme në selinë rozë deputetët socialistë do të diskutojnë rreth propozimit të bërë nga Asambleja Kombëtare përmes rezolutës e cila kërkon thellim të marrëdhënsies së kushtëzuar me parlamentitn.
Ku formulim në rezolutë shkaktoi debate ne Asamble, por në fund të saj ishte deputeti Blendi Klosi i cili duke dhënë konkluzionet tha se Asambleja i kërkon grupit të PS të thellojë këtë marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin.
Kjo rezulutë dhe qëndrimi për bojkot pritet të ndezin debat edhe në mbledhjen e grupit parlamentar socialist gjatë ditës së sotme.