E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti dorezon videon origjinale ne prokurori

Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti dhe ne te njejten kohe autori i videos te publikuar dy dite me pare ne emisionin Fiks Fare kunder zv.kryeministrit Ilir Meta dorezoi dje ate qe ai e quan origjinalin e saj ne Prokurorine e Tiranes. Por jo vetem per kete veprim pasi ai mendohet te kete dhene edhe shpjegime rreth kesaj videoje ndersa ka dale nga ambientet e organit te akuzes se kryeqytetit pas kater oresh. Dritan Prifti ka dale nga zyra e prokurorit mesditen e djeshme dhe me pas ai i eshte pergjigjur interesimit te mediave te pranishme duke deklaruar se ka dorezuar kaseten origjinale te videos dhe eshte shprehur i gatshem te bashkepunoje me institucionet e drejtesise. Sot u thirra nga prokuroria dhe reagova menjehere pozitivisht per te dhene deshmine time per videon e transmetuar nga Fiks Fare. I kam sjelle prokurorise videon origjinale dhe shpresoj qe ata qe deklarojne se jane kristal tu thone te verteten shqiptareve. U qendroj deklaratave te mia dhe jam dhe do jem ne dispozicion te drejtesise gjithmone - ka deklaruar Prifti. Ish-ministri i Ekonomise mberriti ne prokurori i shoqeruar nga forcat e rendit perkatesisht nga agjentet e sektorit te mbrojtjes se deshmitarit dhe kjo mase mbrojtese pasi per shtypin e shkruar Prifti ka deklaruar nje dite me pare se kishte marre kercenime per jeten. Prokuroria e kryeqytetit nisi dy dite me pare hetimet duke iu referuar videos se publikuar ne emisionin Fiks Fare. Burime zyrtare bene te ditur se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor te Tiranes pas shfaqjes se materialeve filmike te paraqitura ne emisionin Fiks Fare ne televizionin Top Channel ka regjistruar procedimin penal per vepren penale te Korrupsionit pasiv te funksionareve te shteterore te Korrupsionit aktiv te funksionareve te larte shteterore si dhe per vepren penale te Shperdorimit te detyres. Ne funksion te ketij procedimi Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur te sekuestrohet kaseta filmike e shfaqur ne emisionin Fiks Fare si prove materiale ndersa dje origjinali i kesaj kasete u dorezua nga ideatori i saj Dritan Prifti. Njekohesisht paralelisht me kete sekuestrim grupi hetimor i ngritur me kete qellim po kryen veprimet e nevojshme hetimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›