Videoja e Metes Rama Nderpresim marredheniet me qeverine

Rama mbledh aleatet Protesta per rrezimin e qeverise. Rikthim per protesta masive deri ne rrezimin e qeverise
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se forca politike qe ai drejton nuk do te kete me asnje lloj bashkepunimi me mazhorancen qeverisese sic tha aite zhytur ne korrupsion nderkohe qe nga ana tjeter paralajmeroi beteje popullore deri ne rrezimin e qeverise. Berisha dhe Meta do te largohen nje ore e me pare. Me kete qeveri te kriminalizuar deri ne piken qe te mohoje sy me sy dhe jo perpara pak por para gjithe popullit nje shfaqje tronditese si ajo qe pa Shqiperia dhe mbare bota dhe madje te sulmoje dhe ti skermitet opozites dhe mediave te pavarura si te lidhura me krimin nuk ka bashkepunim por vetem beteje qytetare beteje shoqerore beteje popullore per liri e te drejta qe ky vend smund te lejoje te mbyten ne llumin e bashkimit te Saliut me Meten - tha Rama dje gjate nje konference shtypi. Kryetari i opozites kundershtoi deklaratat e Kryeministrit dhe zv.kryeministrit Ilir Meta sipas te cileve videoja e publikuar ne media e ketij te fundit eshte montazh i orkestruar nga Partia Socialiste. Edi Rama tha se perbaltja e PS-se ne kete ngjarje eshte manover e ulet e krereve te mazhorances Berisha e Meta te cilet jane bere bashke per te vjedhur Shqiperine. Saliu dhe Meta sot jo vetem e mohuan njezeri shfaqjen e ndyre qe i nxori ashtu sic jane te zhytur bashkerisht ne llumin e hajduterise me ze e me figure po shkuan me tej duke u perpjekur ta budallallepsin nje popull te tere me brockulla montazhesh e trukimesh qe paska bere opozita. Aq te zhytur jane ne batakun e korrupsionit e te abuzimit me pushtetin e votave te vjedhura sa qe Saliu nuk ndahet dot nga Meta dhe te dy bashke kane marre persiper ta genjejne kete here popullin sy me sy - u shpreh Rama. Kreu i selise roze akuzoi Kryeministrin Berisha dhe zv.kryeministrin Meta si persona te rrezikshem per popullin shqiptar. Sot doli ne pah sa e kercenuar eshte shoqeria nga ky cift pasi neser do jete teper vone se ky bashkim i llumit pas vjedhjes se zgjedhjeve vazhdon te mendoje se dhe pas asaj shfaqjeje te neveritshme mendon se ky popull i meriton keta kusare - nenvizoi Rama. Me pare kreu socialist zhvilloi nje takim te thirrur nga vete ai me aleatet e majte pjesetare te Opozites se Bashkuar. Takimi vendosi qe te rinisin protestat masive ne vend me synim largimin e qeverise Berisha nepermjet zgjedhjeve te parakohshme. Kryetari i PLD-se Spartak Ngjela beri te ditur per mediat se partite e majta vleresuan se situata aktuale ne vend eshte teper e rende dhe se kjo eshte e papranueshme. Ngjela theksoi se videoja e pergjimit te Metes eshte fytyra e vertete e qeverise aktuale qe qeveris vendin. Situata aktuale ne vend eshte teper e rende dhe kjo gje eshte krejtesisht e papranueshme. Videoja qe u be publike eshte fytyra e vertete e qeverise. Per keto arsye opozita do te rifilloje protestat masive ne popull me synim zgjedhjet e parakohshme te cilat do te largojne nepermjet votes qeverine qe ka vendosur sistemin diktatorial ne vend - tha Ngjela. Ne kete takim te thirrur nga kreu i PS-se Edi Rama vetem nje dite para mbledhjes se Asamblese Kombetare moren pjese kryetari i PLD-se Spartak Ngjela kryesocialdemokrati Skender Gjinushi kreu i PDS-se Paskal Milo kryedemokristiani Nard Ndoka kreu i G99 Ervin Mete kryetari i PSV91 Petro Koci dhe ish-deputeti Prec Zogaj.