Topi thirrje politikes Lereni prokurorine te hetoje

Topi nga Pogradeci Videoja ceshtje e prokurorise. Te behet hetim dhe transparence e plote
Kreu i shtetit Bamir Topi e konsideron nje ceshtje te prokurorise videon Meta-Prifti duke kerkuar prej ketij institucioni te hetoje dhe te beje transparence. Ne nje deklarate per mediat nga qyteti i Pogradecit Presidenti i vendit Topi inkurajoi prokurorine ti shkoje deri ne fund hetimit. Ashtu si Kryeministri Berisha edhe Presidenti Topi i kerkon prokurorise te nise hetimin per videon qe sheh si protagoniste Ilir Meten dhe ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti. Duke folur nga Pogradeci ku gjendej per nje vizite kreu i shtetit i beri thirrje prokurorise te hetoje ceshtjen hap pas hapi dhe te beje transparence mbi ngjarjen. Duke iu referuar debatit qe ka ngjallur publikimi i videos Topi u shpreh se politika duhet te reflektoje dhe te mos beje debate ne menyre abuzive. Per rastin e videos me zevendeskryeministrin Meta ta leme prokurorine te hetoje. Debati i dites te mos ngaterrohet me ceshtje pa interes - tha z. Topi. Ai shtoi me tej Kjo eshte nje ceshtje qe i takon prokurorise dhe patjeter inkurajoj prokurorine jo vetem per te bere detyren e saj pasi prokuroria eshte nje institucion qe varet ne ligj por e them se per kete ceshtje prokuroria duhet te beje transparence. Ta beje transparencen hap pas hapi pasi ka nje sere ngjarjesh qe kane sensibilitet dhe kane nevoje per transparence.
Sipas Presidentit vetem duke u bere transparenca vetem atehere Shqiperia do te shkoje ne parametrat e shtetit te se drejtes. Ndersa lidhur per nje koment te tijin politik Topi tha Une jam Presidenti i Republikes dhe i trajtoj ceshtjet me shume rigorozitet. Fakti qe kjo eshte ne dore te prokurorise e inkurajoj edhe per transparence.
Kreu i shtetit permendi dhe ceshtjen Gerdeci duke cilesuar se me kete ceshtje drejtesia eshte vonuar se tepermi. Topi theksoi se se shpejti KLD do te thote fjalen e fundit per seancat e deshtuara te kesaj ceshtjeje ne vend. Gerdeci ka nje kontroll te fundit nga perfaqesues nga KLD dhe besoj se pas 2-3 ditesh do kemi nje sqarim nga perfaqesuesi i KLD. Do kemi informacion te drejte mbi kontrollin dhe situaten dhe sigurisht qe ceshtjet si Gerdeci kane ndjeshmeri. Jane bere disa seanca shume jo se munguan avokatet por le ta leme perfaqesuesin e KLD-se te flase i cili garantoj se do te jete i hapur per mediat. Me tej Topi u ndal dhe ne zgjedhjet e pritshme lokale te 8 majit duke i vleresuar ato si shume te rendesishme. Kryetari i shtetit u mireprit ne zyren e kryetarit te bashkise se ketij qyteti Artan Shkembi me te cilin zhvilloi nje bisede ne prani te perfaqesuesve te Keshillit Bashkiak te te gjitha forcave politike si dhe autoriteteve te tjera vendore. Presidenti Topi u interesua per mbarevajtjen e puneve ne Pogradec kryesisht sa i perket ngritjes dhe mirembajtjes se infrastruktures ne sherbim te zhvillimit te turizmit ne kete qytet permiresimit te kushteve dhe ruajtjes se klimes te favorshme per investime te denja ne kete drejtim edhe ne funksion te krijimit te mundesive te reja per punesim si dhe sa i perket zgjerimit te shkembimeve tregtare dhe te bashkepunimit me qytetet ne shtetin fqinj te Maqedonise. Gjithashtu bashkebiseduesit ne takim preken ceshtje te zhvillimit te sektoreve kyc per jeten e ketij qyteti dhe qytetareve pogradecare. Ne vijim i shoqeruar nga perfaqesuesit me te larte te pushtetit vendor te Pogradecit Presidenti Topi vizitoi ekspoziten e piktoreve pogradecare Lek Tasi Petraq Cici Eva Kerthi Vangjo Vasili etj. te organizuar me mbeshtetjen e Bashkise se qytetit te Pogradecit ne galerine e arteve ne qendren kulturore Lasgush Poradeci. Presidenti Topi u njoh me disa prej punimeve me te spikatura te ketyre piktoreve dhe shprehu pershtypje nga me te mirat ne mbeshtetje dhe vleresim te veprimtarise se tyre artistike krijuese.
Lesi Te ndryshohet qeveria para 8 majit
Pas publikimit te video-pergjimit kryetari i Lidhjes Demokristiane Nikolle Lesi kerkoi dje ndryshime urgjente ne qeveri. Ai i beri thirrje Kryeministrit Sali Berisha qe te largoje disa nga ministrat e perfolur per korrupsion ndersa nuk permendi emra konkrete. Sipas tij keto levizje duhet te jene urgjente dhe para zgjedhjeve lokale te 8 majit.
Kerkoj nga zoti Kryeminister te beje ndryshime urgjente ne qeverine tone perpara zgjedhjeve vendore duke larguar disa ministra - u shpreh Lesi njeheresh zv.minister i Kultures. Sipas tij ikona e luftes kunder korrupsionit qe kemi valevitur si mazhorance ne dy pale zgjedhje ka rrezik te na thyhet nese nuk zbatojme edhe nje slogan i cili paksa u be problematik ne fushate investime dhe arrestime. Lesi kembenguli se duhen mbledhur partite e koalicionit te djathte dhe aty do te thote emrat e tre ministrave te korruptuar qe duhet te largohen. Nese tryeza nuk mblidhet une do te shoh pozicionin tim ne kete qeveri - u shpreh Lesi.