Shqiperia dhe Kosova ofensive ne KE kunder Martyt

Raporti i Martyt Berisha takon Krasniqin. Berisha Kerkese KE-se te hetoje provat e faktet
Kryeministri Sali Berisha garanton nje ofensive te forte ne Keshillin e Evropes kunder histerise raciste te Dick Martyt. Z. Berisha priti dje Presidentin ne detyre te Kosoves Jakup Krasniqi ku folen per raportin e Dick Martyt dhe koordinimin e bashkepunimit mes dy vendeve kunder ketij tij. Ne konferencen e perbashket Berisha njoftoi edhe projektin e delegacionit shqiptar kunder raportit te zviceranit. Kreu i qeverise shqiptare i ka bere thirrje edhe nje here EULEX-it dhe Gjykates Nderkombetare te Hages qe te hetojne kete ceshtje dhe ka shprehur gatishmerine e dy vendeve per hetimin. Kryeministri Sali Berisha e cilesoi si racist dhe shpifes raportin e komisionerit Dick Marty per trafikim organesh ndersa theksoi se qeveria shqiptare i ka derguar nje ftese zyrtare EULEX-it dhe Gjykates Nderkombetare te Hages ku kerkohet te kryhet nje hetim i plote bazuar gjithmone ne prova e fakte qe duhet ti dorezoje vete Dick Marty. Nje histeri raciste antishqiptare nuk mund ti intimidoje shqiptaret ne kursin e tyre perpjekjen e tyre per paqen stabilitetin dhe integrimin dhe amendimi i delegacionit qe do te jete ne rezolute ti kerkoje Dick Marty qe te gjitha te dhenat qe ka tia dorezoje EULEX-it ose Gjykates Nderkombetare. Ne besojme se kjo eshte pergjigjja me e mire ndaj ketij raporti racist e shpifes dhe kemi kerkuar hetim te plote nga EULEX-i dhe Haga per pretendimet e Martyt qe nuk sjelle asgje te re pervec akuzave te hedhura poshte nga hetimet e meparshme - theksoi Berisha.
Ai njoftoi me tej Delegacioni yne shkon ne Asamblene Parlamentare me porosite qe te kerkoje hetim dhe ti kerkoje Dick Martyt te gjitha te dhenat qe ka qe ti hetojne EULEX dhe Haga. Ai shtoi Kerkesa jone eshte e prere per hetim. Ne jemi vende te lira dhe absolutisht te vendosura te denojme cdo lloj krimi lufte apo njerezimi cilido qofte ai. Ndaj cilitdo ligji nderkombetar te veproje me forcen me te madhe sepse lufta clirimtare e Kosoves perben faqen me te ndritur te historise kombetare te shqiptareve perben nje nga lufterat te cilat i dhane fund kolonise se fundit ne Evrope perben perpjekjen shqiptare e cila ceshtjen e lirise se tyre e pruri ne ceshtje te lirise se botes se lire. Ata te cilet i lendon liria e shqiptareve mbetet vetem tu themi Zoti ju clirofte shpirtrat nga urrejtja e racizmi ndaj shqiptareve. Nga ana e tij ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka theksuar se te dyja vendet jane te bindura se drejtesia do te nxjerre te verteten e akuzave te ngritura ne raport. Krasniqi vuri ne dukje se lufta e Kosoves ka qene e drejte dhe e perkrahur boterisht. Jemi ne te drejten tone dhe lufta jone ka bene e drejte dhe ka qene nje lufte per dinjitet prandaj ka pasur edhe perkrahjen edhe te organizmave nderkombetare. Ne kete rast ne jemi te gatshem te perballemi me drejtesine nderkombetare. Ne jemi te bindur se Bashkimi Evropian ka nje trupe profesionale ne Kosove per te ndihmuar sistemin e drejtesise ne Kosove edhe ne permasat ekzekutive dhe kemi kerkuar qe EULEX ti vazhdoje hetimet aty ku me heret i ka perfunduar administrata nderkombetare ne Kosove. Ne kete rast konsideroj se edhe Kosova edhe Shqiperia jemi ne te drejten tone jemi ne bindjen tone se lufta jone ka qene e drejte ka qene lufte per dinjitet dhe duke qene e tille ajo ka pasur mbeshtetjen edhe te BE-se edhe te SHBA-ve edhe te NATO-s - u shpreh z. Krasniqi. Ne kete rast - vijoi ai - kete akuze ne e shohim si akuze qe u drejtohet te gjitha vendeve qe ndihmuan ne shume drejtime edhe ushtarake edhe humanitare lirine e popullit te Kosoves. Keshtu qe une jam i bindur sic biseduam me Kryeministrin Berisha qe koordinimi yne tani e tutje do te jete ne sherbim te drejtesise te stabilitetit dhe te zhvillimit edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove. Presidenti kosovar pranon se raporti i Martyt ka demtuar imazhin e vendit te tij por sipas tij nuk do te ndikoje me bisedimet e pritshme me Serbine.