Dritan Prifti, posaçërisht për Tema: Guximi për të dalë në opozitë, dëshmi e pastërtisë
Kryeargumenti i tij është i plotë: Kush del në opozitë me dëshirë të tij, ska frikë nga e kaluara e vet, kush do të rrijë me çdo çmim në pushtet, ka frikë nga ajo që ka bërë. Një intervistë e gjatë e Dritan Priftit rreth betejës së tij për të denoncuar kupolën e korrupsionit në qeveri, si dhe raportet e tij me personazhet që denoncimi i tij ka bërë publik. E ardhmja e tij në politikë, shpresat tek opozita dhe disa konsiderata të tij për Berishën, Topin, Nanon, Ramën etj. Zoti Prifti flet dhe për idetë e tij për zhvillimin ekonomik, sistemin bankar, rreziqet e krizës dhe keqqeverisjen e vendit.
Jam i pastër ndaj kam zgjedhur opozitën
Po te kisha bere korrupsion dhe po te kisha frike nga puna qe kisha bere si Ministër, do isha sot me goje mbyllur dhe i strukur pas rraheve te maxhorances. Kam punuar pastër. Skam frike nga asgjë dhe askush. Prandaj jam me dëshire ne opozite, dhe armiqtë i kam me te tërbuar se kurrë ne pushtet.
Meta i ngjan dëshmitarëve të vet
Ilir Metën e ka mbrojtur Spartak Braho dhe Fatmir Merkaj. Njeri është prokuror i komunizmit qe ka dënuar njerëz ne litar, pastaj është përzier ne trafik droge denoncuar nga vete Ilir Meta, pasi kishte nxjerre viza për 2 trafikante droge te arrestuar ne Itali. Tjetri ish shofer i Ilir Metes, qe mban sot te fshehur nen emrin e tij aksione ne koncesione hidrocentralesh dhe toka ne bregdet. Ata shpifen sot se kam kërkuar para për një koncesion, kur gjithë Shqipëria e pa videon me zë dhe figure ku shefi i tyre mi ofroi 700,000 euro dhe 7%. Pse do ti kërkoja këtyre unë, kur vete shefi tyre mi ofroi këto para?!
Portreti hakmarrës i Ilir Metës
Ne momentin qe Ilir Metës nuk i plotësohet vetëm një kërkese, ai harron çdo gjë, harron çdo nder, harron çdo sakrifice qe është bere për te, harron sa here e ke shpëtuar politikisht, harron sa luftëra ke luftuar për te, harron sa armiq ke bere për te, harron çdo gjë qe ke bere për te një jete te tere se bashku. Te hedh poshtë pa asnjë hezitim. Te shkel me këmbe pa asnjë mëdyshje. Te godet me çdo mjet. Te fut ne burg shokët, miqtë, familjaret. Te izolon me presione. Te shpartallon me thashetheme dhe shpifje. Te sulmon me media. Te godet me polici. Te poshtëron deri ne maksimum. Nëse ne fund ti lodhesh nga gjithë këto sulme dhe shkon i kërkon falje, ai qesh me te madhe, qesh ne mënyrë histerike. Pastaj te flak ne fund te rreshtit dhe te shtrydh dhe piken e fundit te gjakut.
LSI ska të ardhme në politikë
Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ajo mund te marr vetëm 1 deputet. Nëse do ketë korrektim kombëtar mund te mare 2 deputete. Ska asnjë shans për me shume se kaq. LSI ka humbur frymën dhe idealin ne elektorat. Te vetmet vota qe do marr LSI ne te ardhmen, do jene vetëm ato qe do blejë me para, dhe ato qe merr prej te punësuarve ne administrate, qe sduan te humbin punën dhe privilegjet.
Misioni LSI tek Berisha
LSI nuk luajti asnjë rol kontrollues apo balancues për pushtetin arbitrar te PD. Përkundrazi PD dhe LSI ndanë pushtetin mes tyre, dhe u siguruan qe secila te vjedh pa u cenuar nga pala tjetër.
Intervistoi: Blerina Gjoka
Zoti Prifti, sjellja juaj politike e publike ka krijuar një reaksion të madh politik dhe publik gjithashtu duke bërë që emri juaj që sot e tutje të lidhet me një nga skandalet më të mëdha të politikës shqiptare. Që këtej e tutje është e mundur që emri juaj të lidhet një herë e përgjithmonë me atë që quhet historia e përgjimeve, nga të cilat duket se vetëm maja e ajsbergut ka dalë. Si ndiheni në rolin e ri që i keni caktuar vetes që nga janari i vitit që shkoi? A jeni penduar qoftë dhe një herë për vendimin që morët në atë kohë?
Pyetja juaj nuk me pëlqen, sepse kërkon te me kompleksojë moralisht duke me vene ne rolin e një përgjuesi, rol te cilin shoqëria shqiptare e përbuz si reminishence e një shoqërie komuniste, me liri te kontrolluara. Megjithatë unë e respektoj gazetën TEMA dhe rolin e saj te pazevendesueshem opozitar, dhe për ketë respekt do ti përgjigjem gjithë pyetjeve tuaja.
Nuk kam përgjuar kurrë asnjë person. Kam regjistruar ne video Ilir Metën dhe ndonjë bashkëpunëtor te tij, me qëllimin e vetëm ti tregoja shqiptareve me figure dhe zë, se kush është ky personazh ne te vërtetë. Ky veprim ska te bejë me përgjimin, por me denoncimin e guximshëm te korrupsionit qeveritar, te cilin nëse nuk do veproja unë, Shqipëria skishte për ta pare me sy kurrë. Shqipëria mban ne shpine politikane trashaluq e te korruptuar deri ne palce, dhe voton për ata bazuar ne propagandën televizive. Unë besoj se kam bere një akt patriotik, me shume kosto personale, duke nxjerre përpara botes fytyrën e vërtetë te një politikani, qe e kemi pasur Kryeministër, Zv/kryeminister dhe shume here Ministër, por qe nuk e kishim njohur kurrë, si e njohëm ne atë video tronditëse.
Nuk jam penduar asnjëherë qe kam denoncuar Ilir Metën dhe korrupsionin e tij. Ai kishte 20 vjet qe mbijetonte ne politike duke dhunuar shokët e miqtë, duke përdorur çdo njeri dhe çdo gjë qe kishte mundësi për te pasuruar veten me korrupsion, vjedhje dhe pabesi, pa respektuar asnjë norme morale apo shoqërore. Jo qe nuk jam penduar, por jam i lumtur qe isha unë qe i tregova gjithë Shqipërisë se kush është kjo mostër qe flet për integrimin dhe vepron vetëm për xhepin e tij, qe flet për burrëri dhe vepron me pabesi, qe flet për miq dhe i trajton si armiq. Nuk jam penduar qe jam ndare përfundimisht nga Ilir Meta dhe skam me asnjë lidhje me ketë familje te degjeneruar politike.
Me vjen keq sigurisht kur aktin tim e shohin si përgjim, kur e shohin si pabesi ndaj një shoku. Njerëzit nuk e njohin Ilir Metën e vërtetë. Ai nuk ka shokë. Ai vetëm i përdor shokët për te fituar për vete, dhe ne momentin qe kërkesat e tij te pafund për abuzime nuk plotësohen, ai hedh poshtë çdo shok. Nuk ka rendësi sa kërkesa ke plotësuar me pare. Nuk ka rendësi sa ke sakrifikuar për atë. Ska rendësi sa leke i ke dhëne, sa ndere i ke bere, sa kosto ke paguar prej tij, sa je lodhur për punët e tij. Ne momentin qe Ilir Metës nuk i plotësohet vetëm një kërkese, ai harron çdo gjë, harron çdo nder, harron çdo sakrifice qe është bere për te, harron sa here e ke shpëtuar politikisht, harron sa luftëra ke luftuar për te, harron sa armiq ke bere për te, harron çdo gjë qe ke bere për te një jete te tere se bashku. Te hedh poshtë pa asnjë hezitim. Te shkel me këmbe pa asnjë mëdyshje. Te g

