Dritan Prifti pro zevendesimit te anetarit te LSI ne KQZ

Deputeti Dritan Prifti mbështet shkarkimin e anëtarit të KQZ-së të propozuar nga LSI, duke argumentuar se përgjegjësia për zgjedhjet është e mazhorancës qeverisëse. Sa i takon aleancës PS-LSI, të cilën e konsideron të pamoralshme, Prifti thotë se PS del e humbur pasi do I falë në tavolinë 3-4 deputetë partisë së Ilir Metës.
Mbështet shkakrimin e anëtarit të KQZ-së të propozuar nga LSI, duke argumentuar se në ligj shkruehet qartë se shumicën në institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve duhet ta ketë mazhoranca parlamentare.
“Mazhoranca duhet të ketë shumicën në KQZ, sepse qeveria është përgjegjëse për procesin zgejdhor dhe jo opozita”.
Dritan Prifti, rrëfen se para largimit nga mazhoranca qeverisëse, kryesocilisti Rama u përpoq ta joshte me premtime politike, për ta bërë deputet dhe ministër. Por, kjo nuk u realizuar pasi siç thotë vetë Prifti, Ilir Meta me shumë siguri nuk ka rëndë dakord.
“Rama ishte i interesuar shumë, sepse unë dija shumë gjëra, pasi isha pjesë e qeverisë. U përpoq të më afronte dhe të më përdorte dhe ia arriti në një farë mënyre. Rama më dha garanci të bëhesha deputet dhe të isha në qeverinë e PS. Por, kjo siç duket u prish pasi nisi pazaret me Metën dhe Meta do i ketë kërkuar që unë të mos isha në PS. Tani edhe nëse duan të jem pjesë e tyre, nuk dua unë”
Për aleancën e re PS-LSI, Prifti thotë se socialistët dalin të humbur, sepse i dhurojnë partisë së Ilir Metës 3-4 deputetë të sigurt.
“Koalicion i pamoralshëm. Në këtë koalicion përfitim ka vetëm LSI, jo PS. LSI sipas sondazheve është reduktuar në 1-2% të elektoratit. Rama po i fal LSI-së deputetë, duke i futur në listat e PS. Këshut PS humb, sepse nis betejën me 3-4 deputetë minus”.
Edhe pse nuk ka vendosur për të ardhmen e tij politike, Dritan Prifti thotë se nuk do të jetë pjesë e koalicionit PS-LSI. Në kokë ka edhe mundësinë e krijimit të një partie të re.