E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy jave pas marreveshjes Rama-Meta

Kanë kaluar tashmë dy javë që nga shpallja e aleancës së re mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputetët e të dyja forcave politike kanë patur mundësinë të masin pulsin e bazës përkatëse dhe nga reagimet e tyre duken të kënaqur nga mbështetja e elektoratit.

Dy javë pas marrëveshjes Rama-Meta, baza e LSI-së duket më entuziaste për aleancën e re se ajo e PS, nëse gjykon nga deklaratat e deputetëve të dy partive.

Pas ngurimit të ditëve të para për të komentuar marrëveshjen në publik, socialistët duket se po gjejnë mirëkuptimin e bazës së tyre dhe tani nuk ngurojnë të flasin hapur në favor të saj.
Ndonëse pyetja ishte e hapur, nuk munguan as socialistët që preferuan të heshtnin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›