E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritat e Italise

Mbi prozen e Faruk Myrtajt


I nxitur prej protagonistit te romanit te fundit Horizont te Modiano-se po sillja keto dite ndermend disa grimca kujtimesh prej rinise ketu e cerekshekulli me pare brufulli kujtimesh te sterpikura nga perjetime embelake te pushimeve te veres praruar prej diellit mesdhetar a ngazellyer prej mocmerive mitike ne ekskursione a ekspedita te pervitshme arkeologjike ngjarje te nderprera papritmas miqesi te brishta te mbetura pezull ngrire diku ne te shkuaren e larget si ne nje te tashme te perjetshme deshmi te arratise marramendese te kohes.


Teksa keqyra nje grime here raftin e posacem te bibliotekes sime ne mergim aty ku zene vend ato pak libra te letersise sone me te rishte ketij peizazhi perjetimesh ekzistenciale erdh e iu mbivendos natyrshem coha letrare e permbledhjes me tregime Dritat e Italise te shkrimtarit Faruk Myrtaj botuar nga Ideart por ende pak i permendur si nje prurje ne proze e denje per tu vecuar.


Anipse u bejne jehone hapesirave njerezve e ndodhive te lidhura ngushte me jeten e autorit te tyre sic do te shprehej Gilles Quinsat-i te Kercimi ne kohe tregimet e Myrtajt shfaqen shume te kujdesshme karshi cdolloj vertetesie autobiografike.


Emrat e personazheve qe vihen ne lukth te rrefimit duket sikur nuk i perkasin asnje gjenealogjie vetjake por se toku qe ne faqet e para te kesaj permbledhjeje me tregime na zhysin vetiu ne nje univers paralel as plotesisht te dallueshem as kryekeput te ndare nga realiteti qe ne e njohim fort mire.


Tregimi Nata e vajzave qe cel Dritat e Italise spikat si nje parabole artistikisht e arrire teksa ngerthen njeheresh ne thurimen e vet mitin historine e filozofine e perkore ne trajten e nje sarkazme te tipit orwellian percjelle me ane te nje rrefimi liriko-epik te bemave socio-politiko-kulturore qe ndodhnin ne Kolone ky kipc ne miniature i Shqiperise sone te djeshme dhe jo vetem meqenese ngjasojne si dy pika uji si truall shtet me vete prej nje shekulli pesedhjete vite prej te cilit i vecuar prej pjeses tjeter te botes.


Tregimi perben nje lavd te shpirtit te femres ne pergjithesi ku shpalimi dritherues i gjendjes se gruas ne fshatin shqiptar me gjithe tragji-komizmin e vet te pashoq karshi bukurise ndjellese te grave te andejme grave te matane lumit e Botes Tjeter nxjerr ne pah konturet e nje kontrasti te kobshem.


Jeta lumturore shqiptarkave te tregimit perbehej nga e vetmja periudhe ndryshe e rrojtjes se tyre javes se te berit nuse qe e paten enderruar aq shume qysh ne femijeri tek dramatizimi miklues i lojes me nuse qe harrohej sakaq bashke me feminine teksa ende te sarritura i vinte perfund rropatja ne emer te nderit e jetes sfilitese...


Ne tregimin Dritarevetem sakralja e profania bashkejetojne ne nje simbioze e djeshmja jone ne diktature dhe e tashmja. E si per ta percjelle bindshem zezonen e asaj kohe pa dyer e dritare ku duhej tjetersuar rrokopuje gjithcka per te harruar ckishim qene thirret ne ndihme mitologjia Per siguri u imitua Zeusi kur permbysi Kronin.


Dicka me tej akoma jo vetem zjarri si ne kohet antike tashme duhej kontrolluar edhe drita. Tregimi qe emerton permbledhjen Dritat e Italise ka si nxitje nje fotografi te dikurshme te viteve te rinise se hershme.


Ashtu si tek Dhoma me drite e Roland Barthes-it ku rrefimtari niset ne kerkim te nenes se vet te zhdukur permes fotografive qe i kane mbetur prej saj fotografia e nje kusheriri me disa shoke ne Plazhin e Vjeter aty nga fundi i viteve 50 qe perfunduan te gjithe ne burg diten kur u nisen te zbatonin planin e arratisjes i jep krahe perfytyrores se Myrtajt i cili nis sakaq nje shtegtim trondites ne viset e se shkuares.


Jeta e Shpetim Borshit protagonistit te tregimit shnderrohet ne fillin lidhes te nje rrefimi polifonik duke nisur qe me kohen kur djaloshi enderrimtar cdo vere e linte kryeqytetin dhe per dy a tri jave i gezohej jetes ne fshatin e gjysherve... diku maje kodrash ku kundrimi i diellit gjate perendimit vagullor ne det qe kthyer ca nga ca ne nje rit te vetmise. Mirepo erdhi nje dite e bregu i detit u shpall zone e ndaluar e smbetej gje tjeter vecse te persosej vetmia gjate ritit.


Myrtaj me nje stil finosh here-here si tek Kuteli ia del mbane ti jap thellesi e gjalleri tregimit duke shqyrtuar me teholli marredheniet komplekse te qytetarit me shtetin si per te dale natyrshem tek tema e tij me e parapelqyer individi dhe turmat.


Tregimi Turmat e dimrit perben nje nga pikat kulmore te permbledhjes duke percjelle aq mencurisht filozofine e turmave qe keshtu jane gjithnje te paperfytyrueshme te pallogaritshme te paparashikueshme...Nuk ka njeri qe te mos jete ndjere i joshur i kercenuar i mahnitur apo i gelltitur prej turmave.


Keshtu do kete ngjare deri diku edhe me Njeriun e turmave te Edgar Allan Poe-se qe Baudelaire-i e perktheu vete ne frengjisht dhe e permend aq shpesh ne vepren e vet teksa nje oqean vrumbullites kokash njerezore e mbushte rrefimtarin e Poe-se me nje emocion te mrekullueshem krejt te papare.


Me keto vise farfuritese rrefimi fqinjerojne edhe tregime te tjera si Pune pasqyrash ku miti i Narcizit perben nyjen e rrefimit Ne ketu poshte Murgu i Lindjes a Fotografi me te vdekur brenda ku pervajshem pa ze qelia e burgut a miniera pervijohen simbolikisht me ngjyrat e nje rrethi te Ferrit dantesk.


Zaten ashtu sic e kane cilesuar studiues te tjere ku do te vecoja qasjen kritike te Ali Aliut Buzeqeshja e hidhur ne hyrje te Nudo-s zyrtare Vatra 2006 e te Lazer Stanit Proze e shqiptimit te te vertetave tronditese qe shoqeron Hijet e virgjereshave Arberia 2006 edhe Dritat e Italise mbetet gjate ne shojzat e kujteses e te vetedijes sone letrare duke deshmuar se ne stilin rrefimtar te Faruk Myrtajt kumbojne jehonat me te arrira te tradites sone ne proze dhe risite e shkrimtarise bashkekohore.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›