E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncensioni minerar PS Sot ne Prokurori dosja per shkeljet e Rulit

UPDATE- Partia Socialiste do te coje sot ne Prokurori nje dosje per kallezim penal per ministrin Genc Ruli mbi shkeljet e tij per koncesionin minerar. Deputei i PS-se Sajmir Tahiri tha se pavaresisht nisjes se verifikimeve nga Prokuroria PS do ta dorezoje kete dosje per te ndihmuar hetimet dhe per te nxjerre para drejtesise ate dhe bashkepunetoret e tij

Sipas Tahirit ministri Ruli ka marre disa vendime te kundraligjshme.

Veprimi i pare i kundraligjshem i Genc Rulit eshte se ne ditet e fundit te qendrimit te tij ne postin e ministrit te ekonomise ai ka ndryshuar marreveshjen koncesionare me nje kompani private pa e kaluar fare per miratim ne Kuvendin e Shqiperise sic e kerkon ne menyre taksative ligji shqiptar.

Justifikimi i Genc Rulit se marreveshja nuk i ka kaluar kuvendit sepse Kuvendi ishte i mbyllur pervecse eshte absurd perben edhe proven me te qarte te shkeljes se ligjit. Ne kete rast kemi te bejme me nje pranim publik te fajit dhe pergjegjesise ligjore nga Genc Ruli.

Pozita ligjore e Genc Rulit ne lidhje me kontraten koncesionare rendohet edhe me tej nga fakti se zoti Ruli i ka falur kesaj kompanie edhe nje gjobe prej 1.6 milion eurosh duke e lidhur shlyerjen e saj me rimbursimin e TVSH. Ne kete rast Genc Ruli ka kryer nje tjeter shkelje te rende te ligjit duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke hyre ne kompetencat e Ministrise se Financave

Vete Ruli i ka pranuar publikisht keto zgjedhje shtoi me tej Tahirir i cili ftoi Prokurorine te ndermarre hapat e nevojshme per ta marre Genc Rulin te pandehur dhe per te hetuar deri ne fund arsyet qe e kane shtyre te shkele ligjin sipas tij ne menyre kaq flagrante e te perseritur.



Nuk eshte e lehte qe te dallosh se kush eshte kampioni i korrupsionit dhe abuzimit me detyren ne qeverine e Sali Berishes por aferat e njepasnjeshme qe po dalin ne drite per Genc Rulin padyshim e bejne ate te zere nje vend krejt te vecante.

Genc Ruli ne menyre krejtesisht te kunderligjshme ka marre persiper te favorizoje kompanine ACR

Se pari duke ndryshuar kontraten koncesionare dhe me konkretisht duke i shtyre afatet e investimit te parashikuara ne kete kontrate

Se dyti duke i mundesuar kesaj kompanie qe gjoben prej 1.6 milion eurosh per nje shkelje te meparshme te kontrates ta zbrese nga rimbursimi i TVSH. Ajo qe eshte e paimagjinueshme por kaq ndodhur eshte fakti se Genc Ruli keto veprime i ka kryer duke tejkaluar kompetencat e tij ne menyre krejtesisht te kunderligjshme. Ai nuk ka marre as miratimin e kuvendit dhe as miratimin e ministrise se financave.

Sot media ka publikuar nje prononcim te drejtuesve te tatimeve te cilet mohojne qe kompania ACR te kete pasur ndonje problem me rimbursimin e TVSH sic pretendohet ne vendimin e Genc Rulit. Nese kjo eshte e vertete atehere ngjarja behet akoma me e rende. Per me teper ky veprim i Genc Rulit perben nje diskriminim te paster dhe deshmon se pse kjo qeveri disa biznese i trajton si te nenes dhe disa si te njerkes. Pra me nje te rene te lapsit Genc Ruli i ka shkaktuar shtetit nje dem prej miliona eurosh. Me nje te rene te lapsit Genc Ruli i ka denuar minatoret e Bulqizes qe te punojne ende per shume kohe ne kushte skandaloze pune ku humbjet e jetes dhe plagosjet jane kthyer tanime ne nje ritual tragjik.

Tani mbetet vetem te zbulojme se sa ka kontribuar kjo e rene e lapsit ne te pasurimin personal te zotit Ruli. Rasti i Genc Rulit dhe heshtja e Sali Berishes perballe skandaleve te njepasnjeshme qe kane dale ne drite ne lidhje me kete zoteri tregon me se miri se ne Shqiperine e sunduar me vota te vjedhura korrupsioni eshte kthyer ne sistem. Sali Berisha ka deshtuar dhe fakti qe nje individ si Genc Ruli vazhdon te jete minister eshte prova me e qarte e ketij deshtimi.

Perse hesht ministri aktual i ekonomise qe i detyrohet nje shpjegim shqiptareve

Perse hesht Ministri i Financave ne kompetencat e te cilit ka hyre Genc Ruli

Dhe mbi te gjitha riperserisim me force pyetjen qe i drejtuam edhe dje Prokurores se Pergjithshme fare tjeter e dashur zonje duhet te beje nje minister qe organi qe ju drejtoni ta marre ate si te pandehur



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›