E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen ne shqip Gjykatesi i Drashkovic

Letërsia ballkanase vjen në gjuhën shqipe nëpërmjet një romani nga shkrimtari serb Vuk Drashkoviç. Vepra e shkrimtarit dhe politikanit titullohet “Gjykatësi”.

Ditari i “Çe Guevarës” vjen gjithashtu i shqipëruar për lexuesn shqiptar. Ky libër sjell ditët më dramatike të kësaj figure në rrëfimet e tij personale. Në faqet e librit flitet edhe për takimin e tij sekret me Mehmet Shehun në Tiranë.

Nga autorja britanike Bruk Manjanti, e cila deri në vitin 2009 njohej me pseudonimin Bel dë Zhur, në stendën e librave të rinj gjejmë romanin “Aventurat intime të një vajze londineze”.

Një studim fantastiko-shkencor në titullin “Axhenda e Alienëve” mban firmën e Xhim Mars.

Këtë javë në stendën e titujve të rinj letërsia shqiptare përfaqësohet me librin historik të Aleksandër Meksit “Dhjetor 90”.

Nga Artan Mullaj është botuar romani “Varri i pagëzimit”, ndërsa një vëllim me tregime në tiullin “Skaje” është një vepër e autorit Myzafer Berberi.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›