E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dritat e festave e shndërrojnë Beratin në qytet magjik

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Qyteti i një mbi një dritareve ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri.

Në sheshin e “Christmas Market” u ndezën dritat e pemës në praninë e qindra qytetarëve dhe sidomos fëmijëve të qytetit.

I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë, Ervin Demo, i cili uroi qytetarët për festat e Fundvitit.

“Në këtë fundvit, shija e festave do të jetë më e bukur se kurrë në Berat”, tha Demo.

Me përfundimin e sheshit të ri, pema e festave është pozicionuar rrethuar nga shtëpizat e “Christmas Market”, që këtë vit janë më të shumta në numër.

Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe këtë vit ka risi që mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët.

Dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike të Beratit e kanë zbukuruar atë, duke e shndërruar në një qytet vërtet magjik.

Dritat dhe zbukurimet janë vendosur në të gjitha pemët përgjatë Pedonales së qytetit si dhe në lagjet muzeale, ndërkohë që edhe rrugët janë mbuluar nga dekori festiv.

Çdo fundjavë, Berati do të sjellë këngëtarët dhe DJ më me emër, në skenën në qendër të qytetit.

1 nga 6

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›