E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miljaçio është objektivi kryesor i Milanit

Milano - Objektivi kryesor i Milanit për mesfushën është Miljaçio nga skuadra e Palermos. Lojtari thërritet me emergjencë pas dëmtimeve të disa mesfushorëve kuqezinj.

Në fakt kandidatura e tij nuk është e vetme, pasi drejtuesit e Milanit janë duke parë edhe pistat e Palombos tek Sampdoria, Mateo Brigit nga Roma, Blasit nga Napoli, Donadelit nga Fiorentina dhe Obodos nga Udineze. Gjithashtu flitet për një afrim të Apiah me parametra zero, por problemi mbetet pasi lojtari është ekstrakomunitar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›