E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo i kënaqur me përballjen kundër Mançesterit


Milano - “I veçanti” shprehet i kënaqur me shortin që do ta vendosë Interin e tij përballë kampionëve të Mançester Junaited. Portugezi është shprehur se e dëshironte një përballje të tillë me Mançesterin për të qartësuar gjërat sa më parë.

Në një intervistë për Gazette dello Sport tekniku zikaltër është shprehur se përballjet me Mançesterin i sjellin në kujtesë momente të bukura. Portugezi gjatë kohës që drejtonte skuadrën e Çelsit në Premierligë ka shkëmbyer shpesh batuta nëpërmjet mediave me teknikun e Mançesterit, Sir Aleks Ferguson.

Murinjo për të përditshmen italiane është shprehur: “Janë më të mirët, por unë e dëshiroja një përballje me ta. Imagjinoni stadiumin ‘San Siro’ në përballjen midis këtyre dy skuadrave”.

Ky është sezoni i parë për Murinjon në stolin e Interit. Drejtuesit zikaltër menduan ta merrnin portugezin në Milano, pasi paraardhësit e tij nuk kishin arritur një sukses në kompeticionin më të madh të Europës prej vitesh të tëra. Kujtojmë që skuadra e Interit shpallet kampione e Italisë prej tre vitesh, dhe nuk ka arritur të shkojë më shumë gjysmëfinalja në Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›