E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakulteti i Inxhinierise, tarifat e reja per vitin e ardhshem akademik

Dekani i Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, Gezim Hasko, ben te ditur se per vitin e ardhshem akademik i ka kerkuar ministrise se Arsimit dhe Shkences qe te reflektohet nje rritje e tarifave financiare per deget e ketij fakulteti, nderkohe qe tregon se do te kerkoje ulje te kuotave te pranimit te studenteve te rinj per vitin e ardhshem akademik, 2013-2014. Kjo per faktin se Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit ka me shume studente se ambientet qe disponon dhe se pajisjet laboratorike. Po keshtu edhe numri i stafit pedagogjik eshte i ulet, ndaj dhe nuk mund te pretendohet sipas Haskos qe te kerkohet rritje e numrit te studenteve. Nderkaq dekani i ketij fakulteti ne nje interviste per gazeten Koha Jone flet edhe per perzgjedhjen e studenteve qe ne saje te nje binjakezimi me nje universitet francez kane mundesine te ndjekin masterin ne France. Po keshtu, Hasko flet edhe per kerkesat e studenteve dhe deget e preferuara te tyre si dhe per mundesine e pajisjes me nje diplome te dyfishte.

Zoti Hasko, a do te kene ndryshim kriteret e pranimit te studenteve te rinj per vitin e ardhshem akademik ne fakultetin e inxhinierise se ndertimit?

Nuk ka asnje ndryshim ne krahasim me vitin e kaluar, persa i perket kritereve te pranimeve. Por ne do te kerkojme qe te ulet niveli i pranimeve, pra te kete ulje te kuotave ne fakultetin e inxhinierise, per faktin e thjeshte se nuk kemi ambiente dhe kryesorja eshte baza materiale. Ne kemi disproporcion te madh me numrin e studenteve dhe me pajisjet laboratorike. Pra kemi mangesi dhe nuk e perballojme dot numrin e larte te studenteve.

A keni bere ndonje kerkese per shtim te ambienteve dhe te pajisjeve laboratorike?

Kemi bere, megjithese aktualisht ne patem fat qe morem nje ndihme nga republika e Kines, nje pajisje shume te domosdoshme per laboratorin e gjeodezise, nje pajisje qe kushton rreth 100 mije dollare, e cila do te ngreje ne nje nivel me te larte mesimdhenien ne kete fakultet. Gjithashtu edhe ne degen e mjedisit u ngrit laboratori perkates me ndihmen e fondacionit gjerman GIZ. Por gjithsesi kemi nevoje per pajisje laboratorike shtese, pasi numri i studenteve eshte i madh ne raport me bazen materiale.

Po persa i perket tarifave a keni parashikuar rritje te tarifave per vitin e ardhshem akademik?

Persa i perket tarifave ne respektojme rritjen e parashikuar ne vendimet e qeverise qe jane bere nga vit pas viti. Edhe kete vit kemi pergatitur propozimet tona duke u bazuar pikerisht tek vendimet e qeverise duke reflektuar rritjen e bere cdo vit. Pra do te kete nje rritje te tarifave, ashtu sikurse jane rritur cdo vit. Propozimi yne mbeshtetet ne vendimet e meparshme te qeverise, pra ne kemi bere krahasimet dhe kemi shtuar diferencen.

Si paraqiten kerkesat e studenteve, cilat jane deget me te preferuara ne fakultetin e inxhinierise?

Fakulteti i Inxhinierise nga kater deget qe ka hidroteknike, mjedisi, gjeodezia dhe inxhinieria e ndertimit, dihet qe inxhinieria e ndertimit eshte me e kerkuara dhe me pas vjen mjedisi. Keto jane dege qe kane shume kerkese nga studente dhe ne jemi nder ato fakultete qe kemi nivel shume te mire studentesh. Mund te themi se ajka e gjimnazit vjet tek inxhinieria e ndertimit. Ne madje kemi nje projekt binjakezimi me nje universitet francez, ku cdo vit dy nga studentet me te mire tane shkojne per master ne France, dhe studentet tane na kane nderuar, pasi kane dale studentet me te mire te ketij universiteti francez. Ne kuader te bashkepunimit vijne studente franceze ne Shqiperi prane fakultetit tone. Kete vit kemi pasur studentin e dyte francez qe ndjek nje program studimor prane fakultetit tone dhe atij i njihet shkolla ne France.

Si behet perzgjedhja e studenteve qe shkojne per master ne France?

Perzgjedhja behet nga vete pedagoget franceze, te cilet mbi bazen e mesatares dhe mbi bazen e nje provimi per njohurite e gjuhes franceze perzgjedhin dy studente. Kete vit erdhen pedagoget franceze, perzgjodhen 5 studentet me mesataren me te larte dhe mbi bazen e testimit te gjuhes perzgjodhen vetem 2 studente, te cilet aktualisht ndjekin studimet ne master ne France, Paris.

Cfare po behet konkretisht per ato qe quhen diploma te dyfishta?

Nuk mund te flas konkretisht per kete, pasi eshte hedhur nje ide per konkretizimin e ketyre, pra diploma te perbashketa shqiptaro-franceze. Por kjo do marreveshje dhe pritet te detajohet ne te ardhmen.

A mundet nje student te marre diplome per dy dege ne fakultetin e Inxhinierise?

Po, kjo mund te behet. Nese nje student mbaron bachelor per hidroteknike, mbi bazen e krediteve ai mund te kerkoje dhe te mbaroje master per inxhinierine e ndertimit. Pra ne rast se ploteson numrin e krediteve te detyrueshme, ai mund te ndryshoje dege dhe te kaloje ne master. Edhe masteri ndahet ne profesional dhe shkencor, ndarja e tyre behet vetem mbi bazen e mesatares. Nuk mund te hyje nje student me mesatare 5.6 ne master shkencor. Sepse edhe numri i masterave shkencore eshte i kufizuar.

Si paraqitet tregu i punes per studentet qe mbarojne fakultetin e inxhinierise?

Eshte menduar se ata qe vazhdojne master shkencor jane te natyres se projektit, pra dalin inxhinier projektues, ndersa ata qe mbarojne masterin profesional dalin inxhiniere zbatues. Qellimi qe ne mendojme eshte se ai qe shkon per master shkencor kerkon nje nivel me te larte pergatitje. Shkolla e larte te jep shume njohuri me pas labirintet dhe dyert e tjera duhet t’i hape vete. Prandaj duhet qe kur jane ne shkolle te shfrytezojne te gjitha mundesite qe u jepen per te marr njohuri, pasi tregu i punes krijohet vetem me njohuri dhe pergatitje, se ndryshe nuk te afron njeri.

Cila do te ishte keshilla qe ju i jepni atyre gjimnazisteve maturante, qe po mendojne te zgjedhin inxhinierine e ndertimit?

Baza e inxhinierise eshte matematika dhe fizika. Pra te gjithe ata maturante qe pelqejne dhe vendosin te ndjekin inxhinierine, duhet te dine se ne fakultetin e inxhinierise se ndertimit baza eshte matematika dhe fizika. Pra kerkohen studente te afte ne keto fusha, pasi fakulteti te seleksionon pastaj. Megjithese me pune arrihet gjithcka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›