E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi-Kosove, drejt nje sistemi te perbashket doganor Eglantina Nasi

Shqiperia dhe Kosova, jane duke shkuar drejt unifikimit te sistemit te tyre doganor. Proces ky qe pritet te realizohet ne muajin maj te ketij viti, duke bere keshtu qe bizneset e te dyja vendeve te shmangin procedurat burokratike dhe ta kene me te lehte bashkepunimin mes tyre. Nje fakt i tille u konkludua gjate takimit te zhvilluar dje ne Tirane, me titullin “Bashkepunimi ekonomiko-tregtar Kosove-Shqiperi, sot dhe neser”, me pjesemarres autoritete te larta nga te dyja vendet tona. I organizuar nga Ambasada e Kosoves ne Tirane, ai ka patur ne qender te tij, pikerisht te gjitha problematikat e ndeshura nga biznesi i te dyja vendeve. Keshtu, zyrtaret e larte te doganave shqiptare, por edhe ato kosovare, pohuan se ka vend per reduktim te barrierave ekzistuese si edhe permiresimin e performances qe autoritetet doganore ofrojne ne sherbim te biznesit. Ne kete kuader, ata deklaruan se eshte me vend unifikimi i sistemit doganor mes dy vendeve tona. Kujtojme sakaq, se procedurat e njejta doganore mes dy vendeve ka qene nje kerkese e hershme e biznesit te te dyja paleve tona, duke bere qe te shtohen edhe me shume shkembimet tregtare mes Shqiperise dhe Kosoves. Nderkaq, nga ana e tij, perfaqesuesi i biznesit kosovar, Agim Shahini, deklaroi per mediat se heqja e cmimit te references per mallrat e kosovare qe eksportohen ne Shqiperi, do te perbente nje lehtesi me shume. Duke sjelle jo vetem rritje shkembimesh, por ne te njejten kohe, edhe unifikim te tregut. Me tej, ai deklaroi se bizneset duhet te trajtohen ne menyre te barabarte. Kujtojme nderkaq, se bizneset e te dyja vendeve jane bere kohet e fundit, pre’ e disa ngjarjeve, te cilat kane shkaktuar debat, sic eshte per shembull, ai ne lidhje me nivelin e aflatoksines ne qumeshtin qe Shqiperia eksporton ne Kosove, apo anasjellas, per nivelin e saj ne grurin dhe misrin qe kjo e fundit, eksporton drejt vendit tone. Por edhe tarifat doganore te aplikuara mbi cimenton apo patatet. Kurse autoritetet e larta te te dyja vendeve, pohuan se eshte koha qe te tilla konflikte te zgjidhen dhe qe te ecet drejt nje bashkepunimi intensiv ne fushen e shkembimeve tregtare mes dy vendeve tona. Kurse nese do t’u referoheshim niveleve me te fundit qe kane shenuar te tilla shkembime, konstatojme se gjate dy muajve te pare te ketij viti, Shqiperia ka importuar nga Kosova mallra ne vlere prej 1.7 miliarde lekesh, ndersa eksportet e saj kane qene ne vleren e 734 milione lekeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›