E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjia e UEFA-s manipuloi me lotët e tifozes gjermane (FOTO)

Share

Në fund të ndeshjes kundër Holandës, një gazetar e pyeti Joakim Lëv pse dukej aq i qetë në momentin kur i mori topin një djalosh që kujdeset për topat anash fushës. Lëv u habit. Ajo ka ndodhur përpara ndeshjes, tha ai. Por regjia e UEFA-s e kishte futur atë sekuencë në minutën e 22-të, kur ndeshja ishte në kulmin e tensionit, si për të treguar se Lëv ishte i çlirët.

Por nuk është mjaftuar me kaq regjia. Pas golit të Balotelit, shikuesit panë një tifoze gjermane, të cilës i rridhte një lot. Pati nga ata që u habitën se sa shpejt u mërzit ajo sepse ishte goli i parë. Por siç shkruajnë mediat gjermane, skena ka ndodhur vetëm gjatë momentit të himnit. Vajza i kishin rrjedhur lot se ishte prekur, jo nga zhgënjimi.

Po ashtu regjia e UEFA-s është nën akuzë se ka fshehur shumë momente pikante nëpër ndeshje. Asnjë televizion që transmeton ndeshjet nuk ka akses tek regjia qendrore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›