E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritëroi: Edi Rama të mos kandidojë për bashkinë

Tek dera më pret Sadija, gruaja e pandashme e shkrimtarit të madh, e cila bën rolin e bashkëshortes, shoqes, mikeshës, konsulentes, recensentes, por dhe memories për çdo ngjarje që Dritëroi ka kaluar në jetë. Çdo gjë që mund ti shpëtojë gjatë bisedës poetit të madh, tashmë në të tetëdhjetat e tij, është Sadija që e plotëson dhe e qartëson. Dritëroi ishte ai që vuri përpara Byronë Politike në 1991 në kongresin e 10 të PPSH-së, që pati guximin të dënojë kultin e Enver Hoxhës në mes të komunistëve të kongresit, ku më ithtarët nuk ngurruan ti dërgonin dhe letra kërcënuese për këto kritika. Por shkrimtari mbahet mend edhe për termin origjinal që vuri si diçiturë për qeverisjen e Fatos Nanos kur tha, se kjo lloj qeverisje nuk është meritokraci, por shkërdhatokraci. Por edhe pse në moshë të thyer dhe pa interes për politikën aktive, poeti ndjen shqetësim dhe revoltohet me situatën politike në vend, me varfërinë, me depresionin e njerëzve që shprehet shumë herë në dhunë a në vetëvrasje.
Ju jeni ndjekës i kujdesshëm i ngjarjeve politike dhe jo vetëm, besoj i keni ndjekur debatet e fundit në Parlament të ngarkuara me sharje dhe ofendime, akuza dhe kundërakuza e deri në grushta. Sa kjo gjuhë dhe këto sjellje, vendosin dhe një lloj standardi në komunikimin e përditshëm të njerëzve të thjeshtë?
Në mënyrë të padiskutueshme që ndikon drejtpërdrejtë në mënyrën se si komunikojnë dhe sillen qytetarët. Parlamenti ndiqet shumë nga shqiptarët, të gjithë i kanë sytë nga seancat e tij dhe gjuha që përdoret aty fillon dhe vendoset si normë komunikimi. Në kohët e mbretërive, njerëzit rreth oborrit imitonin dhe kërkonin të flisnin me gjuhën e mbretit, duke e konsideruar si gjuhë kulture, si gjuhë zyrtare dhe ajo madje influencoi shumë në krijimin e gjuhës standarde, zyrtare në komunikim. Fjala dhe gjuha e mbretit ndikoi në krijimin e këtij standardi. Atëherë nuk kishte parlamente, por gjuha e tij ndikonte duke vendosur një normë të gjuhës. Duke bërë një krahasim me Parlamentin tonë, ai duhet të konsiderohet si një shkallë më e lartë se mesatarja e popullit, sepse presupozohet se populli ka zgjedhur njerëzit më të mirë të tij, ka dalë nga populli, duhet të flasë në atë mënyrë dhe me atë gjuhë, që të ndikojë pozitivisht në popull. Komunikimi në Parlament duhet të ndikojë për mirë në komunikimin e përditshëm të njerëzve, të nxënësve, ndërsa aktualisht qytetarëve dhe fshatarëve u serviret një gjuhë rrugaçërie, të bëfsha nënën, të bëfsha këtë dhe atë…. Këtë nivel na ofron sot Parlamenti ynë. Parlamenti duhet të jetë vendi ku deputetët duhet të sjellin problematikën e votuesve të tyre, të propozojnë zgjidhje për to, të bëjnë ligje, që në fund të fundit do të çojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por, në vend që në Parlament të debatohet për këto probleme, dëgjojmë vetëm fjalë të tilla, si bllokmen, bllokqen, yt atë ka qenë ai që ka vrarë etj apo unë e di se ku ka qenë motra jote…etj si këto. Por a e kanë vrarë mendjen këta politikanë se një gjuhë e tillë influencon negativisht në popull? Kjo gjuhë e Parlamentit çon automatikisht në rritjen e agresivitetit dhe dhunës dhe në komunikimin e përditshëm të qytetarëve, që degjenerojnë në vrasje.
Dhuna verbale në Parlament transmetohet edhe nga deputete gra..
Femrat në Parlamentin tonë duken sikur kanë bërë injeksione dhe janë bërë meshkuj. Hormonet femërore janë shndërruar në mashkullore dhe kemi ca gra si meshkuj. Nëse ka vajza të pamartuara në Parlament, ka rrezik të mos i marrë njeri, të mbeten të pamartuara, se ato të rrahin.
Seanca parlamentare para 21 janarit që u zhvillua me tone shumë të larta, mendoni se ndikoi dhe në acarimin e demonstruesve të një dite më vonë?
Parlamenti është mbushur vetëm me sharje, me batuta, me dhunë verbale dhe aspak me logjikën e parlamentarizmit, jo për të kuvenduar dhe gjetur zgjidhje, apo jo. Ne i themi Kuvend, që të kuvendojnë për të zgjidhur një çështje. Kurse me këto sharje, asgjë nuk zgjidhet dhe vetëm kërkohet që të dalë kush është më i fortë në sharje, dhe pse jo edhe në grushta. Pra aty bëhet garë sharjesh, luftë me fjalë. Nuk ka dallim lufta me armë nga lufta me fjalë. E gjithë kjo dhunë verbale përkthehet në, dil ti në shesh të të tregoj unë se çje, ti je bllokmen, ty ta bëj fytyrën si lëkura e këpucës. Nga ana tjetër i përgjigjet pala tjetër që edhe unë do të ta bëj kështu dhe ashtu.
Mos jemi kthyer në kuvendin e burrave si në kohët e vjetra?
Në kuvendin e burrave kishte rregull, nuk shaheshin, sepse kërciste pushka. Kuvendi i burrave vendoste disa rregulla se si të silleshin për shkak se nuk kishte kushtetutë dhe ligje. Kuvendi i odave hartoi dhe Kanunin e Lek Dukagjinit. Po ta lexosh kanunin nuk ka asnjë sharje, por disa rregulla se si duhet të funksiononte shoqëria në atë kohë. Madje sot ka ndryshuar edhe kanuni, vriten edhe gratë e fëmijët, gjë që kanuni e ndalonte rreptësisht. Me klimën politike të këtyre viteve, edhe kuvendi ka ndryshuar natyrë, sepse kemi sharje dhe zënka.
Një debat i madh po zhvillohet ditët e fundit për shkak të ndryshimit të rregullores së Kuvendit, ku janë rritur ndëshkimet ndaj deputetëve, si e vlerësoni si ish-anëtar i këtij parlamenti?
Për mua nuk duhet bërë ashtu, sepse jo vetëm me masa ndëshkimore, por dhe replikat i janë ngushtuar hapësirat opozitës. Nuk duhet të ketë masa ndëshkimore për deputetët, pse ka kaluar një minutë nga koha jote apo të mos të jepet e drejta e replikës. Rregullat e reja edhe të heqin të drejtën e fjalës, por edhe të dënojnë, kjo nuk shkon dhe duhet rregulluar.
Jemi rreth dy muaj para zgjedhjeve vendore, si e shihni klimën e përgjithshme politike dhe si parashikoni të zhvillohen këto zgjedhje?
Në vend që të pakësoheshin, të ulej tensioni, kemi një acarim deri në kulm të tensioni politik dhe ka gjasa, që në fushatën zgjedhore, të ngrihet akoma më shumë toni i retorikës fyrëse dhe vrasëse. Unë pres që fjala të bëhet më e ashpër nëse ky tension nuk fillon të ulet në Parlament dhe të nisë të debatojë për problematikën e elektoratit. Nëse shkon në një tryezë në një fshat apo dhe këtu në Tiranë, shikon se temat që diskutojnë qytetarët apo dhe fshatarët, skanë asnjë lidhje me ato që diskutohen në Parlament, nuk përputhen fare me debatet që bëhen në Parlament. Të tjera halle dhe probleme kanë njerëzit, dhe për të tjera diskuton e debaton parlamenti. Nuk ka debate në Parlament pse rriten çmimet, pse rriten vetëvrasjet, pse rritet papunësia, kush janë shkaqet dhe çfarë mund të bëhet. Asnjë nga këto problematika nuk zgjidhet duke sharë dhe fyer apo akuzuar njëri-tjetrin në Parlament. Prandaj them që janë në pozicione diametralisht të kundërta, problematika e popullit dhe diskutimi në Parlament. Numërohen 6 mijë të vdekur në këto 20 vjet nga aksidentet. Nuk shoh ndonjë debat apo përpjekje të përbashkët për të ulur këtë numër për vitet në vazhdim. Të tilla përplasje dhe retorikë, Parlamenti shqiptar nuk e ka pasur as në periudhën e parë të pluralizmit, gjatë kohës sime dhe të Pjetër Arbnorit kur kishim dalë nga një sistem komunist njëpartiak. Nuk kishte sharje të tilla, edhe pse sapo ishte përmbysur një sistem dhe kishim krijuar një të ri.
Nga vjen gjithë kjo gjuhë e rënduar sharjesh dhe fyerjesh profesor. Përse vjen duke rënë niveli qytetar në parlament sipas jush nga një legjislacion në tjetrin?
Sepse zgjedhin vetëm ata që duken, që shfaqen si më të fortët, njerëz të verbër për idenë, liderin dhe për përfitime ekonomike.
Ju e besoni se politika është kthyer në biznes?
Politika në përgjithësi është biznes.
Më duket se vetëm ju nuk përfituat nga politika, vazhdoni të banoni në një shtëpi të kohës së monizmit, edhe pse je

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›