Korce humb jeten foshnja dy muajsh
Nje grindje mes prindërve i ka kushtuar jetën foshnjes 2 muajshe Marko Lulo në lagjen 6 të Korçës. Pasi është konfliktuar me bashkëshortin Nexhmije Lulo është larguar nga shtëpia e tij për tek prindërit me të tre djemtë e saj, më i vogli 2 muajsh. Më pas ajo ka lënë me të vëllain 15 vjecar foshnjen për të kryer detyrime jashtë shtëpisë, kohë kur Marko ka humbur jetën.
"Fëmijën e lashë gjallë, mirë, zbrita nga tezja për 10 minuta vjen vëllai e më thotë hajde se të vdiq djali. Kishte pak kohë, i jepja mjekime. Ftohtë, herë me zjarr e herë pa zjarr rinte. Vajta te motra pastaj morra dy thasë me dru", rrëfen Nexhmije Lulo, nëna e fëmijës së vdekur.
Vdekja e fëmijës ka krijuar dyshime tek mjekët dhe familja e babait të tij. "Një zot e di, unë nuk e di nga se ka vdekur fëmija. E di e ëma që e ka lënë fëmijën e ka ikur", thotë Valbona Lulo, gjyshja e vogëlushit të vdekur.
Mjekja e familjes kanë deklaruar se fëmija ka qënë në gjendje mjaft të mirë shendetësore derisa jetonte tek shtëpia e babait të tij. Ndërsa mjekët e Spitalit të Pediatrisë kanë bërë të ditur se fëmija ishte i vdekur kur është çuar në spital nga djali 15 vjecar. Duke qënë dyshues shkaku i vdekjes së foshnjës lindi nevoja për kryerjen e autopsisë, rezultatet e së cilës priten të dalin pas disa ditësh duke bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Jorgjeta Gjanci