E Diel, 1 Nëntor 2026

Grossruch Opozita pjesemarrje aktive ne 8 maj

Apeli drejtuar opozites per pjesemarrjen aktive ne zgjedhjet e 8 Majit, eshte mesazhi qe bashkon nderkombetaret te majte e te djathte ne lidhje me situaten politike ne Shqiperi. Kështu është shprehur eurodeputeti austriak dhe zevendespresident i Asamblese Parlamentare te OSBE-se Volfang Grossruch gjatë një takimi me krerët lokalë në qyetin e Shkodrës, duke iu referuar krizës politike në vend.

"Megjithese protestat jane mjete demokratike, opozita duhet te zgjidhe krizen politike ne rruge institucionale, ne kuvend dhe permes arritjes se nje marreveshjeje me maxhorancen.Shqiperia eshte vend demokratik dhe vetem institucionet dhe ligjshmeria jane rruga e zgjidhjes se krizes .Zgjedhjet e parakohshme nuk jane rruga e zgjidhjes", tha Volfang Grossruch.Zv.president AP prane OSBE-se.

Grrosrup i konsideron proceset integruese të vendit në BE përkohësisht të ngrira si pasojë e krizës politike. "Situata politike ne Shqiperi ka ngrire perkohesisht proceset integruese te ketij vendi ne bashkimin evropian.Me keqardhje e pohoj kete fakt duke u nisur nga njohja ime personale me permbajtjet e raporteve më të fundit të këshillit dhe komisionit evropian për Shqipërinë", vijoi ai.

Si pjesë e trupes drejtuese te OSBE-se ne zgjedhjet e 28 qershorit ne 2009 Grusrup rikujtoi se ai proces zgjedhor pavaresisht problemeve te vogla teknike arriti standartet dhe u certifikuan dhe nga OSBE-ODHIR. Zgjedhjet politike jane nje kapitull i mbyllur per Shqiperine përfundoi Grossruch.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›