E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI mbeshtetje per Bashen si kandidat per Tiranen

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet publikisht kandidaturën e Lulzim Bashës si kryebashkiak të  Tiranës. Kryetari i LSI-së së kryeqytetit, Shezai Rrokaj, e sheh ministrin e Brëndshëm si rivalin e përshtatshëm të Edi Ramës dhe drejtuesin që do i japë bashkisë më të madhe në vend një imazh tjetër nga ai i betonizimit.

"Pse jo, edhe Lulzim Basha. Është një kandidaturë shumë serioze, është një nga të rinjtë e shkolluar në perëndim, është një personalitet i cili në rolin e Ministrit të Jashtëm ka punuar fort për futjen e Shqipërisë në NATO. Në rolin e Ministrit të Brendshëm ka punuar për futjen e Shqipërisë në hapësirën Shengen, që qytetarët shqiptarë të lëvizin pa viza. Mbi të gjitha është njeriu i terrenit", tha Shezai Rrokaj, kreu i LSI së Tiranës. Rrokaj njoftoi se vazhdojnë ende tratativat me aleatët e koalicionit për integrim për të përcaktuar cilat nga 11 minibashkitë do i takojnë LSI-së dhe cilat partive të tjera.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›