E Diel, 1 Nëntor 2026

Pazaret e droges nje i vrare dy te plagosur

Policia ka shpallur ne kerkim si autore te dyshuar Ermal dhe Bledar Polovinen. Deri ne oret e vona te mbremjes po punohej per arrestimin e tyre


BERAT- Dy vellezer vrasin nje person dhe plagosin dy te tjere ndersa shpallen ne kerkim. Viktima eshte Avdyl Kondi ndersa autoret rezultojne te jene vellezerit Ermal dhe Bledar Polovina.


Policia beri te ditur se dy te rinjte te moshes 24 dhe 26 vjec jane shpallur ne kerkim ndersa po hetohet per shkaqet e ngjarjes se ndodhur ku si shkak kryesor dyshohet prishje per pazare te droges megjithese kjo gje mbetet ende per tu vertetuar. Nderkohe mesohet se te plagosurit jane Aurel Qerja dhe Lefter Kondi.


Nga te dhenat e para rezulton se Qerja ka qene me autoret e ngjarjes por eshte plagosur prej tyre bashke me dy personat objektive te sulmit.


Deri ne oret e vona mbetej ende per tu sqaruar se si ka degjeneruar debati mes Avdyl e Lefter Kondit vellezerve Polovina dhe Qerjas qe me pas ky i fundit eshte plagosur nga njeri prej vellezerve. Mesohet se Qerja dhe Avdyl Kondi jane qelluar nga njeri prej vellezerve me arme ndersa Lefteri eshte qelluar me thike nga vellai tjeter.


Ngjarja


Rreth ores 1815 minuta ne qender te lagjes 30-Vjetori jane degjuar krisma armesh ne ambientet e jashtme te nje lokali ku ndodheshin te ulur Avdyl Kondi se bashku me kusheririn e tij Lefter Kondi. Keta persona qene te ulur ne lokalin e marre me qira nga Avdyli ne pjesen e jashtme te tij.


Burime nga vendi i ngjarjes bejne me dije se kane qene tre vete qe jane afruar ne veranden e lokalit. Pas nje konflikti mes te pesteve jane nxjerre edhe armet dhe bilanci ka qene nje i vrare dhe dy te plagosur. Nderkohe dy autoret jane larguar me shpejtesi nga vendngjarja.


Te alarmuar nga krismat e armeve klientet e lokalit por dhe kalimtare te rastit jane ofruar per tiu dhene ndihmen e pare. 38-vjecari Kondi banor i fshatit Starove ne rrethin e Beratit ka gjetur vdekjen e menjehershme si pasoje e nje plage shkaktuar me arme zjarri ne koke. Nderkohe qe dy te plagosurit e tjere jane derguar drejt spitalit te qytetit.


Burime prane Repartit te Kirurgjise bejne me dije se rreth ores 1830 kane mberritur ne gjendje te rende per jeten Aurel Qerja dhe Lefter Kondi. Qerja eshte paraqitur me nje plage arme zjarri ne kembe dhe nje tjeter ne bark nderkohe qe ka marre ndihmen e pare shendetesore por per shkak te gjendjes se rende per jeten mjeket vendosen transportimin e tij drejt spitalit ushtarak ne Tirane.


Nderkohe qe i plagosuri tjeter Lefter Kondi ndodhet aktualisht ne spitalin e Beratit nen kujdesin e mjekeve dhe ne gjendje me te stabilizuar shendetesore i plagosur me thike.


Policia


Drejt vendit te ngjarjes kane mberritur eksperte te policise se ketij qyteti te cilet nisen hetimet rreth kesaj ngjarjeje. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes policia ka bllokuar ne cilesine e proves materiale disa gezhoja te nje arme automatike.


Per me teper se 60 minuta ekspertet e policise kane punuar ne vendin e ngjarjes duke hetuar mbi mundesite e gjetjes se gjurmeve te autoreve te kesaj ngjarjeje te rende. 10 vete u shoqeruan dhe u moren ne pyetje per te zbuluar autoret e ngjarjes nderkohe qe ne pyetje eshte marre edhe vete Kondi i cili ishte ne spital dhe qe ka deshmuar se eshte qelluar me thike nga njeri prej vellezerve Polovina te shpallur ne kerkim.


Pistat


Sipas burimeve te policise hetimet jane shtrirje ne disa pista por sidomos ne prishje pazaresh. Te dhenat e para te marra tregojne per prishje pazaresh droge por nderkohe kjo mbetet ende per tu vertetuar.


Mesohet se viktima Kondi baba i kater femijeve pak kohe me pare kish marre me qira nje lokal ne lagjen 30-Vjetori nderkohe qe sipas policise nuk ka pasur precedente penale te meparshem.


Policia ka marre ne pyetje te aferm te te plagosurve 30-vjecarit Lefter Kondi banor i fshatit Starove dhe 35-vjecarit Qerja baba i dy femijeve. Dy vellezerit Ermal dhe Bledar Polovina jane shpallur ne kerkim dhe deri ne oret e vona te mbremjes po punohej ende per te mundesuar venien e tyre ne pranga.

Shenimet


Rreth ores 1815 minuta ne qender te lagjes 30-Vjetori jane degjuar krisma armesh ne ambientet e jashtme te nje lokali ku ndodheshin te ulur Avdyl Kondi se bashku me kusheririn e tij Lefter Kondi


Nga te dhenat e para rezulton se njeri nga te plagosurit Aurel Qerja ishte me autoret e ngjarjes dhe kane qene duke debatuar ne kohen qe eshte qelluar me arme zjarri
Dyshimet e policise pas marrjes ne pyetje te deshmitareve dhe njerit prej te plagosurve lidhen me prishje te pazareve te droges. Fillimisht eshte folur per nje sqarim por me pas ka degjeneruar ne vrasje


Rritet numri i veprave penale ne Qarkun e Beratit


BERAT- Gjate vitit 2010 jane evidentuar 161 vepra penale me shume se ne vitin 2009-n. Kjo eshte bere e ditur nga zyrtare te drejtorise se policise ne qytetin e Beratit gjate analizes vjetore.


Te pranishem ne te ishin drejtori i Policise se Qarkut Berat Altin Qato zv.drejtori Myftar Demirlika i deleguari nga DPP Shtetit Nuri Locaj drejtori i SHISH-it Tonin Prendi kreu i baskise Fadil Nasufi si dhe shefi i Sektorit te Kontrollit te Brendshem Vladimir Rumnici.


Ne analizen e bere gjate periudhes 1 janar deri ne 30 nentor te vitit 2010 nga ana e Drejtorise se Policise se Qarkut Berat jane konstatuar dhe evidentuar gjithsej 561 vepra penale nga keto jane zbuluar 508 ndersa kane ngelur te pazbuluara 53 te tjera me 657 autore te veprave penale. Nga te gjitha keto vepra penale eshte bere i mundur ndalimi dhe arrestimi i 178 personave. Ndersa ne gjendje te lire rezultojne te jene 475 te tjere.


Gjithashtu ne kete takim eshte bere nje rezyme e punes se perfunduar me sukses nga drejtoria e policise se qarkut edhe per Kucoven dhe Policanin ku shkalla e zbulueshmerise e shprehur ne perqindje eshte 91. Nga krahasimi i dinamikes se kriminalitetit shihet se ne vitin 2010 jane evidentuar 161 vepra penale me shume se ne vitin 2009. Ne krahasim me kete vit shihet nje rritje me e madhe e veprave penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›