Driteroi uron Bashen Me takonte qe te uroja Qytetarin e Pare te Tiranes
Urimi i munguar nga kryetari i selisë rozë, Edi Rama, kreut të ri të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i ka ardhur nga lideri shpirtëror i socialistëve, Dritëro Agolli.
“Unë jam “Qytetar Nderi i Tiranës” dhe më takonte që të uroja qytetarin e parë të Tiranës që do të merret me problemet dhe shqetësimet e banorëve të këtij qyteti”, - është shprehur vetë Dritëro Agolli.
Ndërkohë, vetë kryebashkiaku Basha e falënderoi Agollin dhe premtoi se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie partiake.
Kryetari i ri i baskisë sëTiranës, Lulzim Basha, është befasuar nga telefonata e shkrimtarit të madh dhe i konsideruari patriarku i socialistëve, në ditën e tij qëparë të punës në këtë funksion.
“Qytetari i nderit” të Tiranës nuk ka nguruar aspak të kryejë një akt të lartë civilizimi dheqytetarie, përtej përkatësive politike.
“E mora në telefon dhe i urova punë të mbarë. I përcolla konsideratat e mia për misionin e ri që mori.
Unë jam njeri me prejardhje fshatari dhe ne në anët tona i bëjmë urimet të lidhura me bereqetin, se aty i kemi sytë. Unë të uroj korrje të mbara!
Unë jam “Qytetar Nderi i Tiranës” dhe më takonte që të uroja qytetarin e parë të Tiranës që do të merret me problemet dhe shqetësimet e banorëve të këtij qyteti”, tha ai.
“Më keni befasuar zoti Agolli me këtë urim. Të them të drejtën, nuk e prisja dhe ky urim tregon atë që unë kam shprehur, se do t’u shërbej të gjithë qytetarëve të Tiranës, pa dallim përkatësish partiake”, iu përgjigj Basha.
Janë disa media të shkruara shqiptare të cilat madje e kanë pasqyruar këtë bisedë në faqet e tyre të para këtë të martë.
Dhe sigurisht,që ky veprim nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe pa u përshëndetur, pavarësisht temperaturave të nxehta që mbizotërojnë në marrëdhëniet politike mes dy forcave kryesore në vend.