lirim Gjata per ABC News Vullneti politik baza per reforme zgjedhore te suksesshme
Për reformën zgjedhore nuk mjafton vetëm kompromisi politik, por palët politike duhet mbi të gjitha që të arrijnë të hartojnë një kod të dobishëm.
Një fakt të tillë e ka pohuar në studion e “ABC News”, eksperti i njohur i çështjeve zgjedhore, Çlirim Gjata.
Sipas tij, reforma zgjedhore në vetvete duhet të sigurojë një ligj, që të kemi zgjedhje sipas standardeve dhe të nisë sa më parë puna për hartimin e saj.
“Ata që do hartojnë kodin zgjedhor, duhet të mbajnë përgjegjësi për të.
Përcaktimi i kodit është politik dhe ajo duhet që të mbajë përgjegjësi rreth tij.
Baza mbetet gjithsesi, vullneti politik, për të hartuar një kod të mirë”, tha ish-kreu i KQZ-së.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale të 8 Majit, ai u shpreh se gjjithçka ishte në funksion të drejtësisë dhe transparencës.
“Numërimi i tejzgjatur deri tani i ka shërbyer transparencës dhe drejtësisë”, theksoi ai mbi një fakt të tillë.