Droga, Arvizu çertifikata për policinë
Tre punonjës të Policisë së Shtetit janë vlerësuar me Çertifikatën e Mirënjohjes nga Ambasadori i SHBA-së Aleksander Arvizu, gjatë një ceremonie të zhvilluar sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Vlerësimi për këta punonjës u bë për implementimin e Programit të Përbashkët ndërmjet Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe Drejtorisë Arsimore Tiranë, për Edukimin, ndërgjegjësimin dhe reduktimin e kërkesës për drogë për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Arvizu vlerësoi bashkëpunimin e shkollave me policinë për sensibilizimin rreth rreziqeve të përdorimit të drogave, mbështetur në përvojën e bashkëpunimit të shkollave me Gardën Kombëtare në SHBA.