E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, pezullohen kryetarët e këshillit

Gjykata e rrethit Fier ka vendosur pezullimin e Këshillit të Bashkisë së këtij qyteti. Kjo pasi aktualisht, këshilli ka dy kryetarë. Kjo pasi fillimisht u zgjodh në këtë pozicion Donika Jorgaqi, përfaqësuese e PS-së. Disa ditë pas zgjedhjes së saj, u bë një mocion mosbesimi që çoi në rrëzimin e saj dhe zgjedhjen e Vasil Ndrekonit në krye të qarkut Fier. Ndrekoni i përket koalicionit të mazhorancës.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet me themel pasi palët kanë pretendime të kundërta mbi njohjen e kreu të qarkut.

PS nuk njeh shkarkimin e Jorgaqit ndërsa PD njeh si kryetar Ndrekonin. Zgjidhje kësaj çështje pritet ti japë gjykata e cila, përkohësisht e ka lënë këshillin e bashkisë nën drejtimin e nënkryetarit Sokrat Konomi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›