E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga ne Gjirokaster kapen rreth 200 kg marijuane

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “antidrogë” duke sekuestruar 200 rreth kg marijuanë dhe shpalli në kërkim një shtetas nga Lazarati. Sipas policisë droga do transportohej nga fshati Lazarat në drejtim të Gjirokastrës. Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur. Gjatë ndjekjes autorit i është fikur mjeti me të cilin po udhëtonte dhe është larguar më pas më këmbë, duke ndjekur shtratin e lumit Drino. Nga kontrolli që iu bë automjetit tip Reno pa targa dhe me xhama të zinj rezultoi se në bagazh dhe në sediljen e pasme u gjetën rreth 200 kg marijuanë. Policia bënte ditur se drejtuesi i automjetit është një shtetas me precedent penal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij. Dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›