Droga në Kakome, 5 në pranga policia gjen tritol dhe armë
Të tjera rreth shkrimit FOTO - Kamioni i drogës
SARANDE-Arrestohen 5 persona në lidhje me sasinë prej më shumë se 2 tonësh drogë që u gjetën dy ditë më parë në zonën e Kakomesë, ndërsa në kamionin ku u gjet lënda narkotike janë gjetur edhe dy armë automatikë kallashnikov, lëndë eksplozive, fitil zjarrpërcjellës, fishekë automatiku si dhe pistoleta.
Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës kanë bërë të mundur arrestimin e 5 personave në kuadër të operacionit antidroge “Guacka”. Policia sqaron se pasi u bë rrethimi i plotë i zonës së Gjirit të Kakomesë, në një rrugicë u gjet nje kamioncinë, tip Benz, me ngjyrë të bardhë dhe targa Vl 22 69 C, e cila pas hapjes ka rezultuar e mbushur me marjiuane. Konkretisht u gjetën 2000 e 77 kilogram lëndë e narkotike e ndarë në 172 pako.
Nga kontrolli i mëtejshëm i ambjeteve të tjera janë gjetur dhe sekuestruar
dy automatik model kallashnikov
gjashte kallëpe lëndë eksplozive (tritol) në peshë 3 me nga 200 dhe 3 me 400 grame
dy mbështjellje fitil zjarrpërcjellës
si dhe një sasi fishekësh model -56 dhe model -54, në total 2575 copë.
Sipas policisë shtetasi Dritan Binjakaj i ndihmuar dhe nga vellai i tij Bledar Binjakaj te punesuar si pergjegjes te rojeve ne Kompleksin Turistik ne ndertim ne Kakome ishin organizatore të kesaj veprimtarie kriminale. Keta dy persona në këtë aktivitet kriminal kishin përfshirë edhe persona të tjerë, te punesuar si roje të cilët kishin detyrë të ruanin, të pengonin policinë për të hyrë në ambjentin e rrethuar dhe më pas të ngarkonin lëndën narkotike në skaf.
Policia ka vënë në pranga shtetasit Dritan Binjakaj, Edmond Ferraj, Gligor Konomi, Ferik Xhelili dhe Arsim Binjakaj, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Bledar Binjakaj.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 3 automjete tip benz si dhe 6 aparate celularë, përmes të cilëve komunikonon pjestarët e këtij rrjeti kriminal. Ndërkaq vijojnë hetimet për të zbardhur veprimtarinë e plotë të këtij grupi criminal, ndërsa cështja I ka kaluar prokurisë së krimeve të rënda për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” mbetur në tentativë”si dhe, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
(jd/shqip[tarja.com)