Topalli-Imami: Mbrojtja e Zgjuar prioritet edhe për Shqipërinë
TIRANË- Në prag të Samitit të NATO-s në Cikago është zhvilluar në Tiranë konferenca “Mbrojtja e Zgjuar”, ku është diskutuar mbi përballjen e sfidave aktuale të sigurisë. E pranishme në këtë konferencë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ritheksoi se Shqipëria do të vijojë të mbështesë misionet paqeruajtëse.
“Shqipëria si anëtare e NATO-s do jetë në Samitin e Cikagos, ku një ndër prioritetet e saj do jetë Smart Deffence. Me aq sa ne dimë është se SHBA investojnë 70% në këtë aleancë, ne jemi të detyruar të vazhdojmë ta mbështesim në detyrimet tona këtë aleancë”, tha Topalli.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes Arben Imami, duke vlerësuar rëndësinë që ka Samiti i Cikagos ku do të miratohen një sërë reformash të rëndësishme, tha se nuk do të ketë shkurtim të buxhetit për mbrojtjen.
“Smart Deffence nuk lidhet me shkurtime të buxhetit, apo ulje të tij. Nuk do të ketë shkurtim të buxhetit të mbrojtjes por një orientim të tij, sipas nevojave të FA”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)