E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle Pfeiffer: Vampirët janë seksi

SHBA- Nëse do ti pëlqesh bukuroshes Michelle Pfeiffer duhet të jesh vampir, përndryshe nuk ke shanse!

“Vampirët kanë qënë dhe vijojnë të mbeten seksi për mua. Nuk e di arsyen pse”,- ka deklaruar aktorja bukuroshe.

Por, duket se ëndrra e Michelle do të bëhet realiet, pasi së shpejti ajo të jetë një gjakpirëse intrigante në filmin më të ri të Tim Burton, "Dark Shadow". 53-vjecarja do të luajë përkrah aktorit Johnny Depp, ndërkohë që ka pranuar se ka mbetur e mahnitur nga telenovela me të njëjtin titull dhe skenar,  e cila është transmetuar në vitet 1966-1971 në Amerikë.

"Kur isha e vogël, rreth moshës 8-vjeç, kërkoja dicka që të më frikësonte dhe Shadow Dark ishte një makth i vërtetë. Një tabu për tu thyer, njëkohësish intrigues dhe seksi”,- rrëfen aktorja.

Michelle deklaron për mediat se ka qënë ajo që i ka kërkuar regjizorit Tim Burton që ta marrë për një rol në filmin e tij, duke theksuar se ai është treguar i sjellshëm me të dhe ka pranuar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›