E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga në Lazarat, banorët qëllojnë me armë policinë

Gjirokastër- Ka dështuar një operacion i forcave RENEA në Lazarat, pasi banorët janë përgjigjur me të shtëna armësh.

Katër oficerë janë qëlluar mëngjesin e djeshmë me armë zjarri, ndërsa mendohet se të shtënat kanë ardhur nga shkurret që mbulojnë pjesën e sipërme të zonës.

Pjesëtarët e forcave RENEA ishin pozicionuar në pjesën e sipërme të një kodre dhe po filmonin parcelat me kanabis si dhe po mbikqyrnin situatën.

Por të njëtën gjë vazhdojnë të bëjnë banorët e Lazaratit të cilët bëjnë roje në pjesë të ndryshme të fashtit, dhe nëse ka ndërhyrje policie nuk mungojnë edhe të shtënat.

Policia është duke ndërtuar një operacion ndërhyrjeje në Lazarat për të shkatërruar të gjitha parcelat me hashash, por deri tani situata shihet problematike. Në kuadër të këtyre operacioneve pak ditë më parë u arrestuan me qindra persona, të cilët punësoheshin nga banorët e Lazaratit për mbjelljen e lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›