Lushnje, gjendet e pajetë në kanalin vaditës 2-vjeçarja
Lushnje- Një trup i pajetë është gjetur në një kanal vadites 6 km larg vendit ku humbi një 2-vjeçare në Lushnje pasi automjeti ku po udhëtonte me prindërit u aksidentua.
Policia tha se bëhet fjalë për trupin e pajetë të 2-vjeçares që prej ditës së djeshme rezulton e humbur, edhe pse trupi do t’i tregohet familjarëve për identifikim.
Teksa polumbarët e RENEA-s kanë vijuar kërkimet intensivisht për gjetjen e saj duke tharë edhe ujin e kanalit në hidrovorin e Bedatit në komunën Remas.
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave dhe humbjen e një të miture ka ndodhur në Kolonjë ku një automjet ka humbur kontrollin duke rënë pjesërisht në kanalin vaditës. Në automjetin e aksidentuar tip Audi ndodheshin bashkëshortët Arenalda Asllani 22 vjeç, Besmir Alla 25 vjeç, shtetasi 50-vjeçar Mikael Dhana si dhe pretendohet se brenda makinës ka qënë edhe vajza e çiftit.
Mësohet se tre personat kanë ishin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Arenalda Asllani është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe pretendon se në makinë ka pasur edhe vajzën 2-vjeçare e cila rezulton e zhdukur.
Sipas policisë asnjëri nga personat nuk është në gjendje të kujtojë çfarë ndodhi me fëmijën në makinë dhe të dhënat e të treve janë kontradiktore.
Gruaja ka thënë në spital se vajza është nxjerrë nga makina nga bashkëshorti teska ky i fundit thotë se vajza ishte në makinë me ta dhe se nuk e di se ku ka shkuar. Po ashtu edhe drejtuesi i mjetit Mikail Dhano 56 vjeç, që është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, tha se fëmija ka qënë në makinë edhe pas aksidentit por se di ku ka shkuar.
Ndërkaq banorë të zonës sëbashku me policinë kanë kërkuar intesivisht për gjetjen e 2-vjeçares.
/IDEA/