E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Sdo të ketë rritje të tarifave për studentët

Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar kërkesën e Rektorateve Universitare për rritjen e tarifave shkollore.
Sipas kreut të ekzekutivit këkesa nuk mund të pranohet pasi dyfishimi i tarifës për studime është e papranueshme në një vend si Shqipëria.

Rritja e tarifave është e papranueshme. Ka degë që është kërkuar dyfishimi. Kemi thënë që do të rritet në një ritëm me inflacionin, por rritje tarifash nuk mund të pranohen. Prandaj duhet të informohen Rektoratet e rrethin, prandaj rritje tjetër të mospresin të miratojë kjo qeveri- tha Berisha.

Rritja e tarifave është kundërshtuar edhe nga studentët e Fakultetit të Shkencave të Natuyrës, pasi sipas tyre rritja është arbitrare.

Në një letër dërguar Rektoratit të Tiranë studentët shprehen se kërkojnë sqarime se përse duhet të paguajnë në fund të studimeve një pagesë shtesë mbi atë që kanë paguar gjatë vitit akademik, e që ka qënë në përputhje me vendimet që ende sot janë në fuqi.

Sipas studentëve në rast mospagimi fakulteti nuk i lejon të futen në provimet e vjeshtës së vogël dhe as në diplomim. Po ashtu studentët e Fizikës dhe Matematikës kërkojnë sqarime nga Ministria e Arsimit mbi titujt që do të marrin sepse sipas tyre ata sjanë aspak të sqaruar ligjërisht se çfarë do të quhen pas diplomimit.

Kliti Topalli/ IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›