Droga, policia italiane arreston 10 shqiptarë

Pamje nga aksioni i sotem i policise italiane
BRINDISI- Dhjetë shqiptarë dhe pesë italianë janë arrestuar sot nga Guarda Di Finanza në një kasion anti-drogë. Grupi kriminal transportonin drogë Shqipëria për në Itali. Për qëllimet e tyre kriminale, policia saktëson se grupi merrej edhe me tregti armësh.
Arrestimet janë kryer nga policia e Brindisit, e cila kishte nisur edhe hetimet pe grupin kriminal.
Droga, sipas hetuesve, shpërndahej kryesisht në klubet e natës dhe disko. Policia ka sekuestruar edhe 700 gram kokainë. Policia tha gjithashtu se ka bërë një konfiskim pasurie dhe makinash në një total prej 250 mijë euro.