E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të vegjlit, akuza OSBE-së për dështimin e reformës zgjedhore

Share

Pas shoqërisë civile, demokristianët, PDS dhe PSV 91, njëzëri kanë fajësuar OSBE-ODHIR për dështimin e reformës zgjedhore.

Duke qenë se mbeten edhe 2 ditë për përfundimin e mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka pak gjasa që në axhendën e punës të vihet kërkesa e 26 partive për korrektimin kombëtar të sistemit.

OSBE, dhe veçanërisht ambasadori i saj në Tiranë, Eugen Volfart, janë vënë në qendër të kritikave kohët e fundit, për shkak se kanë mbështetur hapur propozimet e mazhorancës për reformën zgjedhore.

Ndërkohë, nëse Komisioni për Reformën Zgjedhore nuk pranon ndryshimin e sistemit elektoral, aleatët e PS-së kanë paralajmëruar krijimin e një lëvizje të re politike, që do të mbledhë rreth vetes parti të spektrit të gjerë.

Të paktën kështu kanë thënë kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe ai i PDK-së, Nard Ndoka, raporton Ora News. Ata shprehen të vendosur për të mos dhuruar më vota në 2013-tën, duke menduar për aleanca të reja zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›