E Diel, 1 Nëntor 2026

Albin Kurti darkon me kryeministrin, Sali Berisha

Pas përfundimit të Konferencës Fqinjësia shqiptare, mbajtur një ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shtruar një darkë, ku ka bërë bashkë kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Siç mësohet, dhe shihet edhe nga fotoja,  në darkë kanë qenë të pranishëm edhe Teuta Arifi, zyrtare e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, ish kryeministri socialist, Pandeli Majko dhe kandidati i propozuar për President të Republikës, Artan Hoxha.

Sajti kosovar, JNK raporton se në darka vegjetarine është shtruar në Pallatin e Brigadave. Thuhet se Berisha dhe Kurti kanë biseduar për shumë kohë me njëri- tjetrin.

Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, forcës së tretë më të madhe politikë në Kosovë mbështet hapur tezën e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ai ishte ftuar për një fjalë në konferencën e një dite më parë.

Konferenca Fqinjësia shqiptare është mbështetur nga Rockfeller Brother Fund dhe Bashkia e Tiranës , ku janë diskutuar tema si politika, zhvillimi ekonomik, infrastruktura, edukimi dhe media me panelistë nga të gjitha hapësirat shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›