E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogat sintetike, rrezik për Ballkanin

Rritja botërore e drogave sintetike rrezikon shëndetin publik në Turqi e Ballkan. Sipas raportit të fundit nga zyra e kontrollit të drogës e OKB-së, përdorimi i drogave tradicionale si heroina dhe kokaina, është globalisht i qëndrueshëm. Megjithatë, substancat e reja sintetike po bëhen një alternativë e admiruar. Shumë nga drogat, që janë përshkruar si "nxitëse" përdorin kimikate të zakonshme shtëpiake e nuk janë të jashtëligjshme. Shumica nuk janë vërtetuar për parrezikshmërinë publike dhe shumë janë vdekjeprurëse, sipas OKB-së.
"Me qëllim që të mashtrojnë autoritetet, furnizuesit i kanë marketuar dhe reklamuar produktet e tyre agresivisht dhe i kanë shitur nën emrat e produkteve të përditshëm relativisht të padëmshëm si freskues dhome, droga e rrugës zakonisht referohet si "kripë banje" aromatike bimore dhe madje edhe pleh bimësh", tha raporti.
Raporti dokumentoi gjithashtu një rritje në numrin e drogave sintetike njohur nga OKB, që u rritën nga 166 në fund të 2009-ës në 251 deri në mesin e 2012-ës.
Evropa ka zhvilluar reagimin më të fortë ndaj problemit, sipas OKB-së.
"Me sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm, që përfshin 27 vende të Bashkimit Evropian dhe Kroacinë, Norvegjinë e Turqinë, Evropa ka të vendosur sistemin më të përparuar rajonal që merret me drogat", tha ai. Raporti u botua përpara se Kroacia të bëhej një anëtare e BE-së.
Më 2012, Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm të BE identifikoi 73 substanca të reja psiko-aktive krahasuar me 49 në vitin e mëparshëm.
Sipas OKB, rreth 5 për qind e popullsisë së Turqisë përdorte qetësues për arsye jo-mjekësore nga 2007 në 2011, duke e renditur vendin të 13-të në botë.
Mustafa Ilhan, një specialist i shëndetit publik në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Gazi në Ankara, tha se bashkëpunimi rajonal ka ndihmuar të frenohet problemi.
"Turqia u bashkua me Qendrën e Vëzhgimit për Drogat dhe Dhënien pas Drogave vitin e kaluar dhe mundet tani të identifikojë qartë treguesit kryesorë të dhënies pas drogave", tha Ilhan për 'SETimes'. "Rruga më e përshtatshme për të trajtuar problemin përpara se ai të bëhet më i madh është të ngrihet një sistem vëzhgimi, veçanërisht për këto substanca që shiten lehtësisht në internet dhe të krijohet ndërgjegjësimi".
Sipas Haken Demirbuken, zyrtar i administrimit të programit në seksionin e statistikës dhe sondazhit të zyrës së kontrollit të drogës të OKB, vëzhgimi i rreptë publik i problemit do të jetë në qendër të përpjekjeve parandaluese.
"Autoritetet turke duhet të zbatojnë një sondazh kombëtar të përdorimit të drogës rregullisht për të vëzhguar gjendjen shumë nga afër", tha ai për 'SETimes'.
Raporti i OKB-së e rendit Rumaninë midis vendeve me përdorim të lartë jo-mjekësor të qetësuesve. Rumania është midis 70 vendeve që kanë njoftuar një përhapje të shpejtë të drogave të reja sintetike.
"Përdorimi në rritje i drogave sintetike rrjedh nga fakti se janë të thjeshta për t'u prodhuar dhe manipuluar. Substancat jo-mjekësore i japin të riut një gjendje të ngazëllyer që zgjat gjysmë ore dhe (ata mund t'i marrin ato) nga lejueshmëria e sistemit", tha për "SETimes" Ene Kristia, president i Forumit Kundër Drogës, një organizatë që lufton konsumin e drogës.
Raporti i veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare Kundër Drogës me qendër në Bukuresht për 2012-ën, tha se ka pasur një rritje të përdorimit të drogave sintetike që më 2010.
Qeveria e Rumanisë duhet të bëjë më shumë për të luftuar përhapjen e drogave sintetike, tha Kristian.
"Rumania është një [treg i leverdishëm për drogat] dhe tani ka 1 milionë përdorues të shpeshtë dhe numri po rritet. Autoritetet duket se e kanë humbur kontrollin", tha ai për "SETimes". "Shteti duhet të mbajë ritmin me dukurinë. Pastaj, autoritetet duhet të nisin të kurojnë të dhënët pas drogës si njerëz të sëmurë të rregullt, jo vetëm në pavijonet psikiatrike".
Greqia ka luftuar gjithashtu me drogat sintetike.
Çaralambos Pulopulos, kreu i Qendrës së Terapisë për Individët me Vartësi me qendër në Athinë, paralajmëroi rreth shfaqjes së një droge të re sintetike tejet shkatërruese, njohur me emrin e rrugës si 'Shisha'.
Jo si nargjileja e zakonshme në shumë vende, droga është e njohur për shkaktimin e dëmtimit të madh fizik dhe fiziologjik.
"'Shisha' është tani narkotiku më i përhapur midis popullsisë së pastrehë të Athinës", tha Pulopulosi për 'SETimes', duke shtuar se admirueshmëria e saj e papritur është rezultat i krizës së pashembullt ekonomike dhe papunësisë.
Ai prandaj e quajti atë një "drogë të masave shtrënguese", e zgjedhur nga ata që nuk janë në gjendje të blejnë heroinë apo kokainë.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›