Kukës, Dollapi: Shkëputje të energjisë dhe gjoba për abuzuesit me matësit
KUKES – “CEZ Shpërndarje” vijoi sot në Kukës aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorët që nuk paguajnë detyrimet. Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi theksoi se të gjithë ata që nuk paguajnë, nuk do të furnizohet më me energji elektrike.
Ai paralajmëroi ndërprerjen e energjisë dhe vendosjen e gjobave edhe për të gjithë konsumatorët që abuzojnë me matësat.
“Gjobat vendosen në prani të qytetarit, kur verifikohen shkeljet. Gjobat për abuzuesit bazohen tek vendimi i Entit Rregullator të Energjisë”,- deklaroi Dollapi.
(er.nu/BalkanWeb)