Monumenti, thesarkërkuesit shkatërrojnë Urën e Golikut
POGRADEC - Thesarkërkuesit po shkatërrojnë Urën e Golikut në komunën Proptisht të Pogradecit. Ndonëse është një monument kulture i kategorisë së parë, ura 300-vjeçare në këtë zonë është bërë shpesh objekt i 'etheve' të arit. Me harta në duar, persona të papërgjegjshëm dhe ende të paidentifikuar për policinë, prej muajsh gjurmojnë dhe hapin gropa në këmbët e urës shekullore, pasi besojnë se aty ka ar. Sipas banorëve të zonës, situata është shqetësuese pasi gërmimet e personave të papërgjegjshëm kanë vënë në rrezik edhe strukturën mbajtëse të urës, çka do të thotë se nëse aty vazhdojnë kërkimet për ar, ura rrezikon të shembet. Ata thonë se personat, të cilët kanë dëmtuar urën janë persona nga zona të tjera të Shqipërisë, të cilët gjatë ditës paraqiten tek banorët e zonë në komunën Proptisht si turistë ndërsa gjatë natës kërkojnë ar duke mos kursyer ndërhyrjen edhe në bazamentin e urës. "Ura po shkatërrohet. Vijnë persona nga qytete të tjera, me harta në duar dhe bëjnë gërmime natën. Besoj se janë të njëjtët persona që vijnë dhe prezantohen si turistë. Kam takuar vetë disa prej tyre, që interesohen për Urën e Golikut në veçanti dhe i besojnë legjendës se në këmbët e urës ka ar", thotë Ferit Tase, banor i zonës.
Sipas tij, është e çuditshme si këta persona gërmojnë kaq qetësisht. Ai shton se janë vënë në dijeni edhe komuna për këtë situatë, edhe policia. Ura e Golikut është mjaft e rëndësishme jo vetëm për zonën përreth, por për gjithë Shqipërinë, pasi mbart vlera të mëdha historike, madje thuhet se aty diku ka kaluar rruga "Egnatia e vjetër'. "Turistët e huaj vijnë shpesh dhe e vizitojnë. Por në këto kushte duhet ndërhyrje urgjente dhe të merren masa që të mos gërmohet sërish, pasi në të kundërt ura do të shembet", -shprehet Ferit Tase. Për të gjitha dëmtimet e këtij monumenti, është bërë denoncim në polici nga komuna dhe drejtoria rajonale e monumenteve të kulturës, por asnjëherë deri tani nuk janë ndaluar persona përgjegjës për këtë akt të shëmtuar. Ura me harqe e Golikut në Pogradec ka një arkitektonikë të veçantë, është e gjatë 17 m dhe ka një gjerësi prej 3 metrash, në të cilën kalon edhe lumi Shkumbin. Pranë saj kalon rruga 'Egnatia", ndërsa vetëm pak kilometra më tutje, mund të gjenden edhe varrezat antike të Selcës. 5 varre monumentale të gërmuara në shkëmb, flasin për një shoqëri të shek IV-III para Krishtit, madje aty dyshohet të jetë varrosur edhe mbreti ilir Klit, sunduesi i Pelionit të lashtë. Kreu i komunës Proptisht, Fuat Fero, në një intervistë për "Gazeta shqiptare", flet për fenomenin.
Cila është gjendja aktuale e Urës së Golikut?
Ura e Golikut është një monument kulture i kategorisë së parë, por dita ditës po humbet vlerat e saj dhe po shkatërrohet. Ethet e arit tashmë nuk po kursejnë edhe vepra të tilla arti. Persona të paidentifikuar po ndërhyjnë në pjesë të ndryshme të urës, në kërkim të arit, pa marrë parasysh pasojat e këtyre gërmimeve te kjo urë 300-vjeçare. Para tre muajsh persona të paidentifikuar bënë tentativën e parë në pjesën e sipërme të urës, duke hapur një gropë natën dhe duke kërkuar ar. Më vonë, ndodhi e njëjta situatë, por këtë herë me këmbët e urës. Kjo ndërhyrje e radhës natyrisht që solli dëmtime serioze tek ura duke vënë në rrezik edhe strukturën e saj. Në të gjitha rastet, kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë konstatuar dëmtimet në fjalë. Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhe kërkojmë zgjidhjen e këtij problemi sa më parë, pasi rrezikojmë të humbasim një ndër vlerat më të rëndësishme të zonës.
Keni njoftuar policinë?
Nuk është hera e parë që kemi njoftuar policinë, por asnjë autor deri tani nuk është vënë para ligjit. Nëse i referohem rastit më të fundit, fillimisht kam njoftuar Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës në Korçë, dhe më pas kam njoftuar policinë e Pogradecit. Këta të fundit erdhën në vendin e ngjarjes, bënë disa foto, morën në pyetje banorët dhe asgjë më tepër. Autorët nuk janë vënë edhe sot para ligjit. Ne kemi frikë se ndoshta thesarkërkuesit kthehen sërish dhe atëherë do të jetë tepër vonë për të gjithë, pasi ura rrezikon të shembet nëse ndërhyhet sërish.
Sa shqetësuese është kjo situatë?
Situata është shumë shqetësuese, pasi siç e thashë Ura e Golikut nga këto ndërhyrje rrezikon të shembet. Personat e paidentifikuar ndërhyjnë me mjete të ndryshme dhe normalisht është duke u dëmtuar jo vetëm ana arkitektonike e saj, por edhe struktura. Situata bëhet edhe më e frikshme kur gropat hapen në këmbët e urës, ç'ka e bën rrezikshmërinë edhe më të madhe. Momentalisht, ura 300-vjeçare, mjaft e vizituar nga turist vendas dhe të huaj po humbet nga dita në ditë vlerat e saj kulturore dhe historike. Ndërkohë që institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e urës, monument kulture i kategorisë së parë, qëndrojnë indiferente.
Nga informacionet që ju keni personat që kërkojnë ar në këmbët e kësaj ure janë banorë të zonës apo nga qytete të tjera të Shqipërisë?
Thesar-kërkuesit që vijnë këtu janë banorë nga qytete të tjera të Shqipërisë, ndoshta nga Elbasani apo rrethe të tjera. Teksa mbërrijnë në fshat, u prezantohen banorëve të zonës si turistë dhe kontrollojnë zonën, më pas përgjatë natës, me harta në duar gjurmojnë ar, veçanërisht në këmbët e urës. Banorët e zonës nuk bëjnë të tilla ndërhyrje pasi janë të ndërgjegjshëm se kjo është vetëm një legjendë, por të huajt, natyrisht që kërkojnë të gjejnë me çdo kusht materiale të çmuara.
Ka pasur ndonjë ndërhyrje në këtë urë për restaurimin e pjesëve të saj?
Asnjëherë. Në fakt muaj më parë kur unë njoftova Drejtorinë e Monumenteve në Korçë, mu premtua se do ndërhyhej, por ky premtim nuk u mbajt kurrë nga ana e kësaj drejtorie. Pavarësisht kërkesave të mia të vazhdueshme përballë këtij institucioni ende nuk është dhënë asnjë zgjidhje konkrete.
Çfarë kërkoni aktualisht?
Kërkoj ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse. Policia duhet të vërë në pranga autorët, me qëllim që të frenohen këto veprime të papërgjegjshme në veprat historike. Kështu po humbasim vlerat e mëdha kulturore dhe historike. Gjithashtu, kërkoj më tepër vëmendje nga ana e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës për mirëmbajtjen e kësaj vlerë historike.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)