E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba, 100 gola në Premierligë

Chelsea fitoi të shtunën 1-0 ndaj Stoke Cityt në ndeshjen e parë në Premierligë nën drejtimin e Roberto Di Matteos i cili zëvendësoi të shkarkuarin Andre Villas-Boas në postin e menaxherit.

Golin vendimtar e shënoi sulmuesi Didier Drogba. Për yllin e Bregut të Fildishtë ky ishte goli i 100-të në Premierligë në 219 ndeshje të zhvilluara, të gjitha me gjigantin londinez ku erdhi në vitin 2004 nga Olympique Marseille.

Drogba është bërë futbollisti i parë afrikan i cili realizoi 100 gola në Premierligë. Megjithatë, prezenca e tij e mëtutjeshme në Chelsea nuk është e sigurt pasi kontrata e tij në Stamford Bridge skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk është marrë vendim për vazhdimin e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›