E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi: Duam të gjitha fitoret

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka thënë se Roma do të mundohet që të fitojë çdo ndeshje të mbetur këtë sezon në Serie A.

“Kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t`u luajtur dhe ne duhet të tentojmë t`i fitojmë sa më shumë ndeshje që është e mundur. Vetëm në këtë mënyrë mund të ngritemi në tabelë. Është e vështirë, por jo e pamundur”.

“Ishe paraqitje e mirë ndaj Palermos, sidomos në pjesën e parë dhe gjatë fundit të takimit ne vuajtëm, por kjo ishte e pritur. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, gjithmonë do të vuani, pa marrë parasysh se kush është trajneri juaj”, tha De Rossi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›