E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vazhdon me gola

Besart Berisha nuk di të ndalet. Sulmuesi kosovar i Brisbane Roar ka vazhduar me shënimin e golave. Prishtinasi, të dielën e ka realizuar golin e 18-të të sezonin, pasi mori një top të mirë nga Kofi Danning.

Në fakt, ish futbollisti i Hamburgut e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 70-të të ndeshjes, në duel me Adelaide United, në kampionatin australian të futbollit, Hyundai A-League.

Dy xhiro pa përfunduar sezoni në Hyundai A-League, Brisbane Roar gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 43 pikë, dy më pak se lideri Central Coast Mariners (45). Barazimi ndaj Adelaide ia mohoi mundësinë e barazimit të pikëve të Roar me liderin aktual.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›