E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Nuk i fsheh gabimet si Guardiola

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i është përgjigjur rivalit të tij të përbetuar, Pep Guardiola, duke i thënë këtij të fundit se ai është i vetëdijshëm për gabimet e tij.

Të dy strategët janë përfshirë në një luftë të ashpër mediatike duke kaluar në kritika personale, kur Guardiola e cilësoi Mourinhon si turp për klubin madrilen dhe si njeri pervers. Sidoqoftë, Mourinho nuk ishte aq i përqëndruar në fitoren ndaj Betisit sa për t`ia kthyer përgjigjen Guardiolës.

“Për mua, toni i Guardiolës ishte normal. Çfarë mund të them është se jam plot me defekte ashtu sikurse e dinë të gjithë. Unë kam zgjedhur që të mos i fsheh gabimet e mia. Si njeri jo i përkryer që jam, nëse e shoh diçka që nuk më pëlqen, atëherë e shpreh. Të tjerët shfrytëzojnë një palë të tretë për të shprehur atë që mendojnë”, u shpreh Mourinho.

Portugezi nuk la pa e përshëndetur as gjqytarin Eduardo Iturralde që e zëvëndësoi gjyqtarin kryesor nga fillimi Iturralde Gonzalez, i cili u dëmtua. Sipas Mourinhos, Eduardo shfaqi performancë fantastike duke bërë që ndeshja të ishte jashtëzakonisht e bukur pa e ndërprerë atë njëqind herë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›